1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë

9 Shtator 2022

Buckingham Palace njoftoi se Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë.

https://p.dw.com/p/4GbTs
UK Queen Elizabeth II gestorben
Fotografi: Victoria Jones/empics/picture alliance

Lajmi për vdekjen e monarkes 96-vjeçare vjen disa orë pasi u njoftua se ajo ishte nën mbikëqyrje mjekësore.

Elizabeta II ishte mbretëresha e cila qëndroi më së gjati në fron në historinë britanike.

Queen Elizabeth
Fotografi: Frank Augustein/PA Wire/dpa/picture alliance

Mbretëresha e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, e territoreve dhe pronave të tjera të saj, kreu i Commonwealth-it dhe mbrojtësja e besimit - ky është zyrtarisht titulli korrekt i saj - ka qenë mjaft e dashur në mbarë botën.

Të martën (06.09) Mbretëresha Elizabeth II takoi edhe Liz Truss, të cilën e autorizoi si kryeministre të re britanike për të formuar zyrtarisht qeverinë e re.