1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beatrix ia dorëzon fronin të birit

29 Janar 2013

Një ditë pas bërjes së ditur të dorëheqjes mbretëresha Beatrix i kanë ardhur shumë letra falendërimi dhe vlerësimi. Në të njëjtën kohë vazhdojnë përgatitjet për kurërëzimin mbret të djalit të saj Willem-Alexander.

https://p.dw.com/p/17Tck
Mbretëresha Beatrix abdikon
Mbretëresha Beatrix abdikonFotografi: Reuters

Hollanda ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbretëreshën Beatrix dhe ka nisur përgatitjet për ceremoninë e dorëzimit të kurorës mbretërore djalit të madh të mbretëreshës, princit Willem-Alexander, me 30 prill. «Falemnderit Madhëri», e titullonte të martën artikullin kryesor gazeta bulevardeske «De Telegraaf». Gazeta ditore «De Volkskrant» e vlerësoi monarken si «nënën e kombit» dhe gazeta nrc.next i thotë monarkes «Bye,Bye Bea».

Mediet, politika dhe qytetarlt shprehën besimin, se princi Willem-Alexander do ta kryejë më së miri detyrën e tij. Ai do të kurorëzohet me 30 prill në kishën «Nieuwe Kerk» të  Amsterdamit. 66 përqind e hollandezëve kanë besim të madh tek ai, rezultoi një sondazh i televizionit hollandez.

Nga brenda dhe jashtë vendit  kanë ardhur letra falenderimi dhe lavdërimi për monarken, tha kryeministri Mark Rutte në Hagë. «Këto reagime dëshmojnë, se sa shumë i ka frymëzuar mbretëresha njërëzit."

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel i shprehu mirënjohjen mbretereshes hollandeze Beatrix, që largohet nga detyra. Në veçanti meritat e monarkes për pajtimin ndermjet Gjermanise dhe Hollandes duhet të vleresohen lart, tha zedhenesi i qeverise, Steffen Seibert. Fakti që sot sundon normaliteti dhe miqësia mes njerezve i dedikohet në një masë të madhe mbretereshes.

Mbretëresha Beatrix abdikon
Mbretëresha Beatrix abdikonFotografi: Reuters

Presidenti Joachim Gauck falendëroi mbretëreshën për rolin e saj pajtues. Beatrix gëzon në prestigj dhe simpati të madhe në Gjermani, shkruante Gauck duke shtuar: «Gëzohem për takimet e mia me mbretin e ardhshëm dhe jam i sigurtë, se ai do të forcojë miqësinë ndërmjet vendeve tona, siç ka bërë edhe nëna e tij."

«Mbretëresha ka qenë në këshilltare e vlefshme e qeverisë», tha ish kryeministri socialdemokrat Wim Kok. Shefi koncernit elektronik Philips, Frans van Houten, lavdëroi«meritat fantastike» të saj për ekonominë e vendit.

Beatrix njoftoi të hënën se do të heqë dorë nga froni me 30 prill. Kështu ajo i hap rrugën djalit të saj të madh Wilhelm Alexander. Ai do të jetë mbreti i parë hollandez pas 100 vjetësh.