1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mblidhet Grupi i Kontaktit për Sirinë

24 Shkurt 2012

Pas dështimit të disa rezolutave të OKB-së kundër Sirisë bashkësia ndërkombëtare po mendohet për mjete trysnie të tjera. Krahas sanksioneve bashkësia ndërkombëtare synon të forcojë edhe kundërshtarët e regjimit

https://p.dw.com/p/149Wu
Fotografi: AP

Robert Fisk, njohës i Sirisë prej dekadash, i bie në të problemit të opozitës. "Sa herë që [opozitarët sirianë, shënimi redaksisë] takojnë qeveri të huaja, thuhet: Për perëndinë flisni me një zë, mirëpo ata nuk e bëjnë."

Disa arsye për rrëmujën në radhët e opozitës

Eksperti për Sirinë Taufiq Rahim numëron disa arsye për rrëmujën në radhët e opozitës. "Është Këshilli Kombëtar Sirian, ka komitete bashkërendimi kombëtare dhe lokale, janë dezertorët e armatosur të Ushtrisë së Lirë Siriane, por edhe njësi që enden poshtë e përpjetë; Asadit i mbeten me gjasa 20 për qind përkrahës. Do të ishin shumë më pak sikur opozita të paraqitej më me radhë të shtrënguara dhe sikur ta dinte se çfarë do."

Pamje nga luftimet në Homs
Pamje nga luftimet në HomsFotografi: AP

Opozita në mërgim dhe protesta në vend, qëndresa jo e dhunshme dhe ajo e armatosur nuk kanë vijë të përbashkët, shpesh gati nuk e njohin dhe nuk i besojnë njëra-tjetrës, dhe ndonjë sirian nuk u zë besë atyre. Ky është problemi i miqve në Tunis. Ata duan t'i ngrenë rëndësinë opozitës, vetëm se cilës opozitë? Dhe si?

Deri ku duhet të shkojnë masat kundër Asadit?

60 shtete përfshin rrethi i miqve, ai pasqyron fronte si në Organizatën e Kombeve të Bashkuara: SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, edhe Gjermania janë violinë e parë për Perëndimin, Arabia Saudite dhe Katari për Lindjen e Afërme. Vetë kjo e fundit është e përçarë në lidhje me pyetjen se deri ku duhet të shkojnë masat kundër Asadit. Siç pritet, Rusia mungon, ajo do të shohë të përfshirë udhëheqjen e Sirisë.

Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së
Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-sëFotografi: Reuters

Miqtë e parapëlqyer janë sirianët në mërgim të Këshillit Kombëtar Sirian, pranë botës, mirëpo, për shumë sirianë, si për refugjatin Abu Ahmad, shumë larg. "Prej tyre nuk dëgjon asgjë. Qëndresa paqësore budallallëk - ne shpresojmë te rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane."

Rezistenca politike kundër Assadit po humbet terren

Kështu mendojnë shumë sirianë. Rezistenca politike kundër Assadit po humbet terren. Për Shadi Hamidin nga Brookings Institution kjo nuk të habit. "Sirianët po e humbasin besimin në ndryshimin paqësor, prandaj ata po armatosen. Vota në Këshillin e Sigurimit ishte aksioni më i mirë i rekrutimit për Ushtrinë e Lirë Siriane."

Pamje të përditshme nëpër rrugët e Sirisë
Pamje të përditshme nëpër rrugët e SirisëFotografi: dapd

Fjala është për veton e Rusisë dhe të Kinës kundër rezolutës anti-Assad të shteteve perëndimore dhe arabe. Përballë mbështetjes ende të fortë të Assadit prej ushtrisë, njësive speciale dhe milicëve, dhe faktit që shumë sirianë kanë frikë prej një të ardhmeje si në Irak, miqtë e Sirisë duhet të vendosin në Tunis mbi zgjerimin e luftës civile me kanosjen e pasojës së një konflikti rajonal.

Autorë: Ulrich Leidholdt / Elert Ajazaj

Redaktoi: Esat Ahmeti