1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbarë bota feston ardhjen e Vitit të Ri

dw/dpa/vfb1 Janar 2013

Ndërrimin e viteve e festuan të parët banorët në shtetin ishull të paqësorit Samoa dhe të fundit e presin 2013 banorët në Havai.

https://p.dw.com/p/17BbT
Fotografi: picture-alliance/dpa

Viti 2013 u përshëndet fillimisht nga banorët e shtetit ishull, Samoa dhe në ishujt Linie. Në orën 11, sipas orës së Evropës Qendrore në këta ishuj Viti i Ri u festua në temperatuart verore prej 25 gradësh. Ndërsa një vit më parë Samoa hyri në histori, sepse kanë qenë pikërisht banorët e këtij ishulli, që deri atëherë e festonin të fundit ardhjen e Vitit të Ri: Por ata më 29 dhjetor 2011 në mënyrë virtuale kaluan në kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën 24 orë përpara.

Fireworks explode on the rooftops of buildings in the city during a show prior to the new year celebrations in Sydney December 31, 2012. More than 1.5 million people were expected to line the foreshores of the harbour to watch the annual fireworks show. REUTERS/David Gray (AUSTRALIA - Tags: SOCIETY TPX IMAGES OF THE DAY)
Australi, SydnejFotografi: Reuters

Mbrëmja më e madhe e gjermanëve në ndërrimin e viteve në Berlin

Shumë kohë përpara se në Gjermani të hidheshin fishekzjarrët e Viti të Ri, njerëzit pritën hareshëm 2013 në Zelandën e Re, në Australi dhe në Indi. Një atraksion është çdo vit hedhja e fishekzjarreve në Sidnej përpara godinës së mrekullueshme të operas. Australia kremton ndërrimin e viteve në orën 11 sipas orës së Evropë Qendrore. Në qytetin më të madh australian festimin e ardhjes së Vitti të Ri e ndoqën afro 1.5 milionë spektatorë. Mbi shtatë ton fishekzjarrë janë ndezur nga porti i qytetit.

Wochenrückblick KW 01 2012 Zum Jahreswechsel wird das Höhenfeuerwerk am Sonntag (01.01.2012) am Brandenburger Tor in Berlin gezündet. Bei der Open-Air-Silvesterparty auf der zwei Kilometer langen Festmeile entlang der Straße des 17. Juni feierten rund eine Million Menschen Silvester. Foto: Britta Pedersen dpa
Porta e Brandenburgut, BerlinFotografi: Picture-Alliance/ZB

Festa më e madhe e pritjes së Vitit të Ri në Gjermani zhvillohet tradicionalisht përpara Portës së Brandenburgut në Berlin. Mëse një milionë spektatorë të kësaj feste të madhe popullore kishin mbushur rrugët përreth Portës së Brandenburgut në kryeqytet. Me një breshëri fishekzjarrësh, që zgjati njëmbëdhjetë minuta, u përshëndet fillimi i një viti të ri. Mëse 260 artsitë performuan nëpër skenat e ngritura enkas në Berlin.

16 minuta fishekzjarrë në Kopakabana

Një orë pas gjermanëve Viti i Ri u përshëndet në Londër në karuzelin gjigand anës lumit Themse. Dy orë më vonë një ndër festat më të mëdha të ndërrimit të viteve u kremtua sipas traditës në plazhin brazilian Kopakabana në Rio de Zhaneiro. Breshërinë 16 minutëshe të fishekzjarrëve e ndoqën afro dy milionë njerëz të mbledhur në plazhin e famshëm.

People watch as fireworks explode over Copacabana Beach, Rio de Janeiro, Brazil, Wednesday, Dec. 31, 2003. (AP Photo/Douglas Engle)
Imazh nga plazhi Kopakabana në Rio de ZhaneiroFotografi: AP

Pak më me qetësi e presin në Nju Jork Vitin e Ri, pasi tradicionalisht fishekzjarrët hidhen në ditën e festës kombëtare më 4 korrik. Ndonëse tradicionalisht në Time Square mblidhen afro një milionë njerëz, në publik alkooli është i ndaluar. 2013 nisi në Nju Jork në orën 6 të mëngjesit, sipas orës së Evropës Qendrore. Të fundit e presin Vitin e Ri njerëzit në Havai.