1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbërritën dy helikopterë gjermanë për shuarjen e flakëve në Shqipëri

30 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BZlb

Dy helikopterë gjermanë të specializuar kanë mbërritur të enjten në Shqipëri në ndihmë të operacioneve të emergjencës kundër flakëve që kanë rrënë në disa zona të vendit. Dy helikopteret jane pronë e nje kompanie private gjermane dhe do të operojnë deri në plotësimin e kërkesave nga autoritetet shqiptare. Njëri prej helikopterëve të specializuar është stacionuar në një zonë kodrinore afër 15 km larg kryeqytetit Tiranë, në komunën Priskës, ku prej ditësh kanë rënë zjarrë masive në territorin përreth. Helikpoteri ka realizuar mbi 25 shkarkime të ujit në vatrat aktive të zjarrit. Helikopteri i dytë gjerman ka marrë si destinacion kryesor përballimin e situatës në pyjet e Pukës, një nga zonat më problematike të vendit, ku ndërhyrja nga ajri e domosdoshme për vetë terrenin e thyer dhe pamundësinë e depërtimit nga toka të ekipeve të specializuara të emergjencës civile.