1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbërrijnë në Bullgari infermieret bullgare të dënuara në procesin e Sidës

24 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BLW6

Pas tetë vjetësh burgimi në Libi infermieret bullgare dhe një mjek janë përsëri të lirë. Cecilia Sarkozy, bashkëshortja e presidentit francez, dhe komisarja e BE-së për politikën e jashtme Benita Ferrero-Waldner, të cilat kishin ndërmjetësuar edhe një herë në Libi, i sollën ata në Bullgari. Të afermit kishin pritur gjithë natën në aeroportin e Sofjes kthimin e tyre. Dënimi i dhënë fillimisht me vdekje u dha para një jave në dënim me burgim të përjetshëm. Komisioni i BE-së lavderoi "gjestin humanitar" të Libisë dhe premtoi edhe një herë ndihmë për fëmijët e infektuar me sidë në Bengasi.