1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mashtrimet statistikore greke & Koordinimi i politikës evropiane dhe amerikane & Mundësia e anëtarësimit të Islandës në BE

26 Shkurt 2010
https://p.dw.com/p/MDCt

BE-ja është e pafuqishme ndaj falsifikimit të të dhënave statistikore, gjë që Athina ka praktikuar për vite të tëra. Këtë nuk mund ta ndryshojnë shumë as planet e ardhshme, që përfaqësuesve të BE-së u japin më shumë të drejta kontrolli. Ndërkohë partnerët evropianë kanë qenë të njoftuar me mashtrimet e Greqisë, por nuk kanë reaguar fare. Tani përgjegjësit nuk e kanë fare të lehtë.

Një marrëveshje e re SWIFT me SHBA-në dhe koordinimi i një politike të përbashkët për refugjatët, ishin temat e takimit të ministrave të brendshëm të BE-së në Bruksel.

Kriza financiare ka bërë që Islanda të kërkojë shpëtim përmes anëtarësimit në Bashimin Evropian. Procesi i anëtarësimit po vazhdon, por edhe më tej nuk janë sqaruar të gjitha gjërat.

Autor: Peter Heilbrunner/Christoph Hasselbach

Redaktoi: Bahri Cani