1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110811 Deutschland Schweiz Steuerabkommen

13 Gusht 2011

Gjermania dhe Zvicra i dhanë fund mosmarrëveshjeve të tyre prej vitesh lidhur me tatimet. Të dyja vendet kanë rënë dakord për një taksim të pasurive në miliarda që mashtruesit gjermanë kanë siguruar në bankat e Zvicrës

https://p.dw.com/p/12Fsy
Banka në kryeqytetin zvicerian, Zyrih
Banka në kryeqytetin zvicerian, ZyrihFotografi: AP

Gazetat gjermane të enjten (11.08) e komentonin këtë ngjarje njëjtë: Marrëveshja për tatimet është një sukses për Zvicrën. "Një hap i madh përpara", shkruhej në titullin e një komenti. "Fitore e etapës për Zvicrën", ishte titulli i një gazete tjetër. Edhe politika është shumë e kënaqur me këtë arritje. Ministrja e Financave Eveline Widmer - Schlumpf deklaroi:

"Ne kemi tani sigurinë ligjore me këtë marrëveshje. Ne me këtë fuqizojmë konkurrencën e tregut financiar dhe çfarë ne mund të bëjmë, që është veçanërisht e rëndësishme, është fakti që ne mund të rrisim edhe reputacionin e pozicionit të financave të Zvicrës".

Banka ku janë zbuluar në një CD emrat e gjermanëve që kanë depozituar aty para ilegale
Banka ku janë zbuluar në një CD emrat e gjermanëve që kanë depozituar aty para ilegaleFotografi: AP

Zvicerianët nuk dëshirojnë të jenë më në pozitën e fëmijve të fëlliqur që përfitojnë nga paratë ilegale. Tani fjala është për: Strategji të parave të ndershme. Bankierët sigurojnë pozicionin financiar të Zyrihut për ata që duan të bëjnë biznes vetëm me njerëz që i kanë deklaruar paratë e tyre ligjërisht.

Sipas ekspertëve, marrëveshje e balancuar

Çfarë ishte veçanërisht e rëndësishme për Zvicrën, ajo e arriti: Klientët gjermanë edhe në të ardhmen mbeten anonim. Një shkëmbim automatikisht i të dhënave të klientëve, siç kërkojnë për shembull SHBA-të, në marrëveshjen e arritur me gjermanët, kjo u shmang. Presidenti i shoqatës së bankierëve zvicerianë, Patrick Odier foli për një marrëveshje të balancuar:

"Te dyja palët kanë aty përfitime. Klientët këtu shohin privatësinë e tyre të mbrojtur. Sekreti i bankës mund të mbetet i garantuar".

Procesi gjyqsor për fshehje të tatimeve ndaj shefit të Postës AG, Klaus Zumwinkel
Procesi gjyqsor për fshehje të tatimeve ndaj shefit të Postës AG, Klaus ZumwinkelFotografi: AP

Marrëveshja hyn në fuqi në 2013

Për çfarë nuk do të flitej me zë të lartë ishte që: Zvicerianët pranojnë që sekreti i bankës së tyre do të bie më tej. Autoritetet gjermane kanë marrë një të drejtë ligjore kundrejt Zvicrës. Manuel Amman, Pofesor për financat në Univeristetin e St.Gallen për këtë thekson:

"Sipas gjendjes aktuale të informacionit kjo do të jetë e tillë që autoritete gjermane mund të shtrojnë shumë lehtë kërkesën që ata nuk duhet të dijnë emrin e saktë të bankës, por që ata thjesht mund të bëjnë një pyetje se sa shumë para zoti x apo y ka depozituar në Zvicër? Zvicerianët pastaj duhet të përpiqen të japin një përgjigje.

Në të kundërt, gjermanët janë të detyruar të mos blejnë më asnjë CD me emra të evaduesve të dyshimtë të taksave. Marrëveshja hyn në fuqi në fillim të vitit 2013. Gjermanët të cilët nuk kanë dashur ti deklarojnë paratë e tyre për tatimet, kanë mjaft kohë që paratë e tyre ti tërheqin nga Zvicra për ti dërguar në Singapor. Bankat zviceriane nuk mund ti ndalojnë ata, por ata i kanë premtuar që do ti mbështesin klientët gjatë lëvizjes së të hollave në një oaze të re taksash.

Autor: Mathias Zahn/ M.Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama