1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, tregues për stabilitetin në Ballkan

29 Dhjetor 2010

Viti 2010, dëshmoi më tej shndërrimin e Ballkanit Perëndimor nga burim konfliktesh në të shkuartën, në burim stabiliteti dhe bashkëpunimi drejt perspektives së përbashkët europiane.

https://p.dw.com/p/zr7n
Fotografi: DW

Treguesi më kuptimplotë i këtij realiteti të ri është rritja e nivelit të marrdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe tejkalimi i qëndrimeve të kundërta lidhur me statusin e Kosovës.

Faqja e re e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë nisi të hapet 10 vjet më parë, kur në 6 tetorin e vitit 2000, protestat masive të qytetarëve serbë në Beograd rrëzuan regjimin e Millosheviçit dhe i hapën Serbisë rrugën e demokracisë. Që nga ai vit historik për Serbinë dhe rajonin edhe marrdhëniet mës Shqipërisë dhe Serbisë nisën të normalizohen. Ndjenjave armiqësore për shkak të Kosovës, filluan t'ua zënë vendin qëndrimet pragmatike, në interes të ndërsjelltë, në një mjedis bashkëpunimi rajonal. Perspektiva europiane e të dyja vendeve u bë promotori i bashkëpunimit mes tyre.

Zëvendëskryemnistri shqiptar, njëherazi Ministër i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta, i cili së fundi zhvilloi një vizitë zyrtare në Beograd, paraqet për programin shqip të DW një vështrim në tërësi të raporteve Shqipëri- Serbi.

Ilir Meta
Zëvendëskryemnistri shqiptar, njëherazi Ministër i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, Ilir Meta.Fotografi: AP

“Qeveritë e Shqipërisë dhe të Serbisë kanë konfirmuar prej kohësh, se janë të vendosura të ecin përpara drejt një bashkëpunimi të gjithanshëm, jo vetëm për të kontribuar në forcimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon, të proceseve integruese rajionale, por sidomos për të përshpejtuar perspektivën europiane për dy vendet tona dhe gjithë rajonin", thotë Ilir Meta.

Klimë konstruktive, racionale dhe pro- europiane mes Serbisë dhe Shqipërisë

Ky vit që po mbyllet rezulton edhe më i sukseshme në rrugën e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Këtë vit janë zhvilluar visita të rëndësishmë zyrtare dhe janë nënshkruar shumë marrveshje si në fushën ekonomike ashtu edhe në atë të bashkëpunimit për të luftur krimin e organizuar dhe terrorizmin. Të dyja vendet kanë hequr vizat për qytetarët respektivë. Në proces janë 11 marrveshje të tjera për t'u nënshkruar së shpejti. Një klimë konstruktive, racionale dhe pro-europiane përcakton edhe marrdhëniet mes dy qeverive dhe dy vendeve” - thotë Zëvendëskryemnistri Ilir Meta.

Njëmbëdhjetë marrveshjet që priten të nënshkruhen në fillim të vitit 2011 kanë të bëjnë me bashkëpunimit në shumë fusha: që nga ato ekonomike, transporti deri në ato në fushën e arsimit. Ato do të garantojnë më shumë lehtësira për të rritur shkëmbimet ekonomike dhe tregëtare mes dy vendeve.

Bashkëjetesë europiane mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe rajon

Realiteti i ri i perspektivës europiane të të dyja vendeve ka sjellë edhe një përqasje pragmatike lidhur me Kosovën.“Tanimë çështja e Kosovës nuk është një çështje e ngushtë e raporteve bilaterale mes Tiranës dhe Beogradit, por një çështje ndërkombëtare. Këtë e tregon më së miri fakti që Kosova ka një njohje të fuqishme ndërkombëtare dhe cilësore, po të kemi parasysh shumicën dërrmuese të vendeve të BE dhe të NATO-s, që e kanë njohur deri tani shtetin e ri të Kosovës. Serbia dhe Shqipëria kanë qëndrime shumë të ndryshme lidhur me statusin e Kosovës. Shqipëria është një nga mbështetëset dhe përkrahëset më aktive të shtetit të ri të Kosovës dhe njohjeve të reja të tij. Ndërsa Serbia mbetet një kundërshtare e njohjes së këtij realiteti të ri. Egziston një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Serbisë, që secili vend të ndjekë politikën e vet lidhur me Kosovën, pa e kthyer këtë mosmarrveshje në një pengesë për zhvillimin e marrdhënieve bilaterale, apo të bashhkëpunimit në nivel rajonal. Përkundrazi kemi rënë dakort të forcojmë bashkëpunimin dhe të punojmë për një klimë të re në rajon. Në këtë mënyrë kontribuohet edhe për një bashkëjetesë më europiane mes shqiptarëve dhe serbëve kudo në rajon.”

Presidenti serb Boris Tadiç pritet të vizitojë Shqipërinë muajt e ardhshëm.
Presidenti serb Boris Tadiç pritet të vizitojë Shqipërinë muajt e ardhshëm.Fotografi: DPA

Zotim reciprok për të lënë pas hijet e së kaluarës

Kësaj bashkëjetesë dhe lënieje pas në të shkuartën të marrëdhënieve konfliktuale dhe armiqëesore, pritet t'i shërbejë edhe vizita e presidentit serb BorisTadiç në Tiranë, e para e një nivel të tillë në historinë postkomunistetë të dyja vendeve.

Presidenti Tadiç do ta vizitojë Shqipërinë në muajt e ardhshëm. Kjo ka qënë një dëshirë e Z. Tadiç por edhe e mirëpritur nga të gjithë drejtuesit e lartë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një vizitë bilaterale të nivelit më të lartë. Këto visita janë investime të përbashkëta në funksion të një të ardhmeje në paqe dhe jo vetëm për popullin serb dhe atë shqiptar, por për të gjithë rajonin. Të dyja vendet janë të zotuara të lënë pas çdo hije tësë kaluarës, që ende mund të tërheqë pjesë të energjive tona, që duhet totalisht të investohen për të ardhmen europiane të përbashkët,”- përfundon Ilir Meta.

Autore: Ani Ruci / Tiranë

Redaktoi: Eliana Xhani