1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia merr pjesë në planin aksional për anëtarësim në Nato

Fatos Musliu12 Qershor 2006

Situata e sigurisë ne Maqedoni, rajon dhe problemet e sigurisë globale me theks të veçantë lufta kundër terrorizmit, kanë qenë tema kyç në bisedimet që i ka zhvilluar në Shkup me autoritetet e Maqedonisë, sekretari i përgjithshëm i Nato-s Jaap De Hop Skefer.

https://p.dw.com/p/ArfE
EU merr komandimin e trupave në Maqedoni, 2003
EU merr komandimin e trupave në Maqedoni, 2003Fotografi: AP

Interesimi për reformat e realizuara në Maqedoni dhe çështja e sigurisë ne rajon janë me interes të veçantë për Nato-n sepse Maqedonia është e përfshirë në planin aksional për anëtarësim në Nato, ka theksuar Jaap De Hop Skefer.

Edhe pse janë bërë përparime të dukshme, Maqedonia ka ende punë për të bërë deri ne anëtarësimin e saj ne Nato. Duke patur parasysh të kaluarën, jam i bindur ka thënë Skefer se Maqedonia edhe ne të ardhmen do të lëvoz drejt rrugës së vërtetë.

Sekretari i përgjithshëm i Nato-s ka theksuar se është qind për qind neutral sa i përket zgjedhjeve parlamentare ne Maqedoni. Ai nuk është as kundër e as pro cilës do qoftë parti, por të gjithë pjesëmarësve në procesin zgjedhor u dërgoi një mesazh të sinqertë. " Më 5 korrik duhet ta bëni përparimin më të rëndësishëm. Në këtë ditë votohet për zgjedhjet parlamentare.Rëndësia e zgjedhjeve fer, demokratike dhe korrekte do të jenë kriteret sipas të cilave do të vlerësohet Maqedonia. Nëse realizohen këto kritere atëher do të tregoni se jeni të gatshëm për tu integruar në strukturat evropjane," ka deklaruat Jaap De Hop Skefer.

Kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski ka theksuar se Nato-ja nuk është vetëm sinonim i sigurisë por edhe i një ambienti që rrezaton perspektivë. Zgjedhjet parlamentare paraqesin një test të vërtetë për Maqedoninë se nga do të lundrojë 4 vitet e ardhëshme. " ne duhet të vazhdojmë me reformat me të gjitha projektet që do të na sjellin deri tek një stabilitet i qëndrueshëm në maqedoni dhe rajon. Ky stabilitet është parakusht për projektet e mëdha investuese dhe zhvillimore të rajonit". Ka delaruar Vllado Buçkovski.

Sekretari i përgjithshëm i Natos-s Jaap De Hop Skefer, ka folur edhe për samitin e nato-s në Riga. Aleatët në këtë samit me theks të veçantë do të diskutojnë për situatën në rajon. Se çfarë sinjali do të meret në këtë samit është herët për tu thënë, por nëse vazhdoni më këtë tempo të reformave jam i sigurt se nga samiti i Rigas Maqedonia do të marë përgjigje pozitive.