Maqedoni: Plane për ndryshimin e kodit zgjedhor
7 Shtator 2007Qeveria Gruevski ka inicuar ndryshimin e kodit zgjedhor në Maqedoni me të cilin në të ardhmen parashihet që Parlamenti nga 120 deputetë të numërojë 133. Gjithnjë sipas kryeministrit Gruevski 10 vende të deputetëve do të jenë të rezervuara për deputetët e bashkësive minoritare turke, serbe, boshnjake dhe rome. Gjithashtu me ndryshimet është paraparë që të drejten e votës ta ketë edhe diaspora për të cilët janë siguruar tre vende deputetësh. Opozita shqiptare iniciativën e Qeverisë e ka vlerësuar si katastrofale dhe tendenciaze. Ritja e numrit të deputetëve të minoriteteve do të dëmtojë peshën e votës shqiptare thotë Xhevat Ademi nga BDI. Edhe opozita maqedonase hapin e Gruevskit e vlerëson si qyqar meqë sipas saj, për ndryshimin e kodit zgjedhor duhet të ekzistojë konsensus midis pozitës dhe opozitës.