1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni : Fillon fushata zgjedhore

Fatos Musliu / Shkup11 Maj 2008

Në Maqedoni ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1 qershorit.

https://p.dw.com/p/DyBC
Shkup, nënshkruhet kontrata për zgjedhjet
Shkup, nënshkruhet kontrata për zgjedhjetFotografi: MIA


Partia Demokratike Shqiptare fushatën do ta fillojë në Gostivar me një konventë dhe miting ku do të promovohen kandidatët e saj për deputetë dhe programi zgjedhor. "Me ne fitimtarë", është sllogani nën të cilin do të garoj në zgjedhjet e 1 qershorit Bashkimi Demokratik për Integrim. Kjo parti gjatë promovimit të kandidatëve për deputet tha se do të angazhohet për avancimin të drejtave të shqiptarëve.

Ndërkohë që u përmendën edhe gabimet që ka bërë qeveria e kaluar siç janë acarimi i marrëdhënieve ndëretnike, përdorimi i dhunës në zonat shqiptare nga organet e sigurisë . “BDI ju kundërvu këtij koncepti duke i dalë zot edhe njëherë popullit të vetë, duke iu përgjigjur atyre partive maqedonase dhe hyzmeqarëve shqiptarë se nuk do të lejojëmë ë shkeljen e votës shqiptare.”- ka deklaruar nënkryetarja e BDI-së,Teuta Arifi

Gjatë fjalimit të tij Ali Ahmeti tha se BDI do të angazhohet që Maqedonia të njoh sa më parë shtetin e Kosovës. “Njohja e pavarsisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë duhet të bëhet pa asnjë hezetim, jo pse këtë e kërkon BDI dhe shqiptarët por se kjo njohje është në interes të vetë Maqedonisë” – ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.


VMRO-DPMNE dhe koalicioni i saj do të hapë sonte fushatën në Ohër ndërsa koalicioni opozitar “Dielli –Koalicioni për Evropë” do të startojë me një miting në Shtip. Maqedonia ndahet në gjashtë zona zgjedhore sipas modelit të shumicës.

Dita e parë e fillimit të fushatës është karakterizuar me disa incidente të armatosura. BDI ka bërë të ditur se mbrëmë janë sulmuar shtabet e kësaj partie në fshatrat Negotinë të Gostivarit, Reçicë dhe Kamnjan të Tetovës. Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë prononcim lidhur me këto incidente