1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftë kundër korrupsionit në Maqedoni

Zoran Jordanovski22 Gusht 2007

Muajt e fundit në Maqedoni janë bërë disa arrestime spektakolare të njerëzve të njohur. Po a është kjo një fushatë lufte kundër kriminalitetit, apo njerëzve të afërt me opozitën?

https://p.dw.com/p/BWoL
Pamje nga ShkupiFotografi: Petar Stojanovski

Kryetari i parlamentit maqedonas Lubisha Gjeorgjevski konstaton se ka vota të mjaftueshme për heqjen e imunitetit të deputetit, Vllado Buçkovski. Në periudhën prej dhjetorit të vitit 2004 deri vitin e kaluar, Buçkovski ishte kryeministër i Maqedonisë, ndërsa më parë edhe ministër i mbrojtjes. Për aktivitetet gjatë kësaj periudhe ai
është në shënjestër të organeve të hetuesisë. Bullgaria në këtë kohë i ka dhuruar Maqedonisë tanke, të cilat duhet të hiqte nga arsenali për shkak të anëtarësimit në Nato.

Vlerësohet se për mirëmbajtjen e tyre janë dhënë shuma shumë më të larta se sa që duhej. Policia financiare pohon se shteti është dëmtuar me tre milionë euro. Për këtë shkak u arrestua edhe ish- shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë maqedonase, gjenerali Metodi Stambolinski dhe disa përsona të tjerë. Ndërsa Buçkovski është kthyer nga pushimi në Greqi dhe vullnetarisht është paraqitur tek organet e hetuesisë. Imuniteti i deputetit i është hequr, por ai nuk është futur në paraburgim. Përfaqësuesit e socialdemokratëve thonë se kjo është vetëm fushatë kundër një anëtari të lartë të opozitës. Katër ditë të plota në parlament janë zhvilluar debate të zjarrta. Ndërkohë që vendimi u mor pa prezencën e deputetëve të partive opozitare maqedonase dhe Unionit demokratik për integrime.

Socialdemokratët thonë se e gjithë çështja ka vetëm ngjyra politike.
Secili dështim i qeverisë po mbulohet me një skandal të ri. Kjo
është çështja që duhet të debatohet në këtë parlament. Seanca jonë tregon se qeveria e tanishme po sundon me mjete autoritare dhe po përhapë frikë", theksoi ish ministrja Ilinka Mitreva.

Ndërsa vetë Buçkovski hodhi poshtë të gjitha akuzat për korrupsion dhe shpërdorimin e tre milionë evrove. Këto akuza kanë për qëllim fshehjen e pasigurisë ligjore dhe kushtetuese para qytetarëve: "E gjithë kjo lojë ka për qëllim që të mos krijohet komisioni hetimor dhe që çështja të mos dal para opinionit. Qëllimi i gjykatësit hetues
ishte të më marr pasaportën dhe të mos guxoj të dal jashtë kufijve të Shkupit."

Ndërsa qëndrimet e partisë VMRO-DPMNE i shpjegon Mihajlo Manevski:
"Para kushtetutës dhe ligjit të gjithë janë të barabartë, pa marrë parasysh pozitën politike që kanë pasur. Askush që ky kryer vepra penale nuk do të kursehet në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të ketë drejtësi selektive", thotë Manevski.

Lidhur me këtë cështje u deklarua edhe kryeministri Nikolla Gruevsi.
"Qeveria e Republikës së Maqedonisë po punon me vendosmëri drejt realizimit të reformave, luftimit të korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Për shkak të kësaj afere në burg u gjet edhe ish- guvernatori i bankës maqedonase, disa biznismenë dhe mjek të njohur. Kryeministri ka angazhuar edhe një këshilltar special për luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit. Afera e tanishme nuk është sqaruar deri në fund, ndërkohë që janë paralajmëruar aksione të tjera.

Sipas vendimit të një gjykate në Francë, Maqedonia duhet t'i paguajë një kompanie greke 50 milionë dollarë, për shkak të prishjes së njëanshme të një marrëveshje për karburante. Qeveria e tanishme ka hapur kutinë e pandorës, ku mund të gjenden edhe emrat e shumë përsonaliteteve të njohura.