1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta në Irak shton rrezikun e terrorit në SHBA

18 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJK5

Lufta në Irak sipas shërbimeve sekrete amerikane ka rritur rrezikun e sulmeve në SHBA. Rrjeti ekstremist i El Kaides shfrytezon me sa duket ushtrinë e kryengritësve me pervojë në Irak, për të rekrutuar atentatorë për sulme në SHBA, thuhet në një analizë për sigurinë të sherbimeve sekrete amerikane. Autoritetet e sigurisë deklaruan për herë të parë, se kërcënimi i qytetareve amerikanë nga El Kaida nuk ka rënë përmes luftes në Irak, por përkundrazi është shtuar. Presidenti Bush ka pohuar vazhdimisht, se lufta e Irakut mbron qytetarët amerikanë nga sulmet në vendin e tyre.