1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta kibernetike - sa i madh është rreziku

Marcus Lütticke/Pandeli Pani9 Gusht 2013

Lufta kibernetike - Jo tanke, granata apo xhaketa antiplumb, por kompjutera të fuqishëm dhe ekspertizë jashtëzakonisht e madhe në fushën e internetit.

https://p.dw.com/p/19McR
Fotografi: picture-alliance/dpa/Kaspersky.com

S'ka ujë, ose ai është i qelbur. Por askush nuk e di pse. Nuk ka rrymë elektrike dhe është pothuajse e pamundur për të marrë informacion se çfarë po ndodh. Në gjithë qytetin ka aksidente dhe trafiku nuk funksionon sepse semaforët nuk punojnë. Nga cetralet atomike njoftohet për avari.

Ky ose një i ngjashëm do të ishte skenari i një lufte kibernetike, pra i sulmit ndaj kompjuterave që drejtojnë infrastrukturën e një vendi. Një sulm pa bomba - i padukshëm, me telekomandë nëpërmjet rrjetit global të internetit. I kryer nga ushtarë që nuk kanë nevojë për tanke, granata apo xhaketa antiplumb, por për kompjutera të fuqishëm, dhe ekspertizë jashtëzakonisht të madhe në fushën e internetit.

Flash-Galerie Symbolbild Iran Cyberattacke Virus Wurm
Një nga rastet më të famshme sulmi kibernetik ishte virusi "Stuxnet"Fotografi: Fotolia/bofotolux

Sa realist - ose absurd është një skenar i tillë? Ekspertët nuk janë të një mendjeje. Por fakt është që deri tani nuk ka pasur sulme kibernetike me përmasa të ngjashme si skenari i përshkruar më sipër.

"Gjermania e pambrojtur sa duhet"

"Ne për fat të mirë jetojmë në një situatë shumë të qetë, kështu që ne nuk kemi pse të frikësohemi për sulme të tilla", thotë Sandro Gaycken, ekspert për sigurinë kompjuterike në Universitetin e Lirë të Berlinit. Por në qoftë se ndryshon situata gjeopolitike, Gjermania nuk do të jetë e mbrojtur siç duhet dhe sidomos infrastruktura në Gjermani ka një nivel të keq sigurie kibernetike në shumë fusha, sqaron Gaycken. "Nëse dikush do të na sulmojnë me luftë kibernetike, ne jemi relativisht shpejt pambrojtur.".

Deutschland Internet Sandro Gaycken
Sandro GayckenFotografi: picture-alliance/dpa

Sulmi me "Stuxnet"

Një nga rastet më të famshme vitet e fundit ishte virusi "Stuxnet". Virusi thuhet se shkaktoi në impiantin bërthamor iranian Natanz daljen e centrifugave jashtë kontrollit. Virusi, sikurse u tha për publikun, manipuloi dhe dëmtoi frekuencat e radhës së centrifugave për pasurimin e uraniumit. Sipas një artikulli të New York Times, virusi ishte zhvilluar nga NSA amerikane dhe agjentët izraelitë.

Sikurse njoftoi gazeta "Guardian" disa javë më parë, presidenti amerikan Barak Obama i ka dhënë CIA-s një listë me destinacionet e mundshme për sulme kibernetike amerikane jashtë vendit.

Direktivat e NATO-s

Por deri në çfarë mase sulme të tilla kibernetike mund të konsiderohen si veprime luftarake? Si mund të mbrojet një shtet ndaj kësaj lufte? Këto probleme trajtohen në "Tallinn Manual on the International Law Applicable to Cyber Warfare".

Deutschland Internet Computer-Code
Sulm pa bomba, tanke apo granataFotografi: picture-alliance/dpa

Juristi gjerman Wolff Heintschel von Heinegg nga universiteti i Frakfurt Oder tha për Deutsche Wellen se "nuk ka dallim nëse një shtet sulmohet me artileri apo me viruse kompjuterash", por jo çdo sulm kibernetik çon automatikisht në aktivizimin e mekanizmave të mbrojtjes së një shteti, sepse varet nga lloji i dëmit. Në rast se dëmi që shkakton sulmi kibernetik është tepër i rëndë, atëhere shteti që sulmohet ka të drejtë të reagojë në mënyrë konvencionale, pra duke përdorur edhe bombat.

Eksperti i IT Sandro Gaycken mendon se rreziku i një skenari të tillë është i ulët. Ai i sheh sulmet kibernetike shumë më tepër si një kërcënim se sa si rrezik konkret. Por të kombinuara me spiunazhin teknologjik sulme të tilla kibernetike mund të dëmtojnë edhe rëndë ekonominë e një vendi.