1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Londër: Protestë me flamurin ukrainas përpara Ambasadës ruse

24 Shkurt 2023

Një grup aktivistësh derdhën qindra litra bojë të verdhë dhe blu në rrugën përpara Ambasadës ruse në Londër duke krijuar flamurin ukrainas për të përkujtuar përvjetorin e parë të pushtimit.

https://p.dw.com/p/4NuZ0
Protestë me flamurin ukrainas përpara Ambasadës ruse në Londër
Protestë me flamurin ukrainas përpara Ambasadës ruse në LondërFotografi: Tayfun Salci/ZUMA/IMAGO

Grupi protestues "Led By Donkeys" ndaloi trafikun përpara se të derdhte 300 litra bojë në rrugën përpara Ambasadës së Rusisë në Londër.

Protestë përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër
Protestë përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër Fotografi: Tayfun Salci/ZUMA/IMAGO

"Ukraina është shtet i pavarur dhe popull me të gjitha të drejtat për vetëvendosje”, tha grupi në një deklaratë.

Flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër
Flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së Ambasadës ruse në Londër Fotografi: Kin Cheung/AP/picture alliance

"Ekzistenca e një flamuri ukrainas me përmasa masive përpara hyrjes së ambasadës (së presidentit rus Vladimir Putin) në Londër do të shërbejë për t'ia kujtuar atij këtë."

Protesta të shumta u zhvilluan në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë në mbarë botën.

Në mbarë botën pati protesta të shumta në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë
Në mbarë botën pati protesta të shumta në përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë Fotografi: Georgi Paleykov/NurPhoto/IMAGO

Konflikti njëvjeçar ka shkatërruar zona të shumta të Ukrainës dhe sipas burimeve perëndimore ka shkaktuar 150,000 viktima nga secila palë.