1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Llogari rrjedhëse e veçantë për borxhet greke?

6 Shkurt 2012

Megjithë kursimet e reja, Greqia nuk i ka përmbushur kërkesat e trojkës europiane, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Merkel dhe Sarkozy kanë ofruar një zgjidhje të re për Greqinë.

https://p.dw.com/p/13xvq
Negociata të vështira për borxhin grek në Athinë
Negociata të vështira për borxhin grek në AthinëFotografi: picture-alliance/dpa

Greqia de facto ka falimentuar. Trojka këmbëngul për masa të reja kursimi. Partitë greke që mbështesin kryeministrin e ri, Lukas Papademos ranë dakord vetëm për masa kursimesh në rreth 3 miliardë euro. Se ku do të bëhen këto kursime nuk dihet ende. Bisedimet do të vazhdojnë këtë të hënë (06.02). Trojka vë si kusht për livrimin e një pakete të re ndihme për Greqinë, konsensus të gjerë tek të gjitha partitë e mëdha greke. Pa arritur një kompromis në këtë pikë, në Mars Greqia nuk arrin dot të përballojë krizën dhe duhet të shpallë falimentimin shtetëror.

Pamje simbolike
Pamje simbolikeFotografi: picture alliance/ZB

Çfarë mund ta shpëtojë Greqinë?

Edhe bisedimet për borxhin grek vazhdojnë. Me shumë këmbëngulje grekët po negociojnë me kreditorët privatë për një prerje të borxhit grek, e njohur ndryshe si falja e pjeshme e borxhit. Ende nuk është arritur suksesi i shumëpritur. Sipas ekspertit të ekonomisë, Michael Haliassos është e pashmangshme një falje e pjesshme e borxhit Greqisë. Por problemet e Greqisë janë dikur tjetër, mendon Haliassos. Vendi jeton kryesisht nga turizmi dhe nuk eskporton asgjë. "Duhet të bëhet më e lehtë për investorët që të themelojnë firma të orientuara nga eksporti në Greqi", këshillon ai. Ky është çelësi për të dalë nga kriza, dhe këtu nuk ka pasur asnjë lëvizje. Po ashtu Greqia duhet të bëjë më efektive aparatin e saj shtetëror. Gati 1,1 milionë të punësuar në Greqi kanë statusin e nëpunësit, kjo në një vend me 11 milionë banorë. Prandaj është e nevojshme një politikë që krijon bazën për prodhim, kërkon Haliassos.

Në foto, ministri Evangelos Venizelos
Në foto, ministri Evangelos VenizelosFotografi: dapd

Merkel dhe Sarkozy takohen në Paris

Takimi mes kancelares Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy i është kushtuar krizës së euros, por edhe ngecjes së krizës greke. Gjermania dhe Franca kanë kërkuar krijimin e një kontoje të veçantë për të gjitha hyrjet në buxhetin shtetëror grek. Përmes kësaj kontoje do të shlyhen në të ardhmen borxhet greke, tha presidenti francez, Nicolas Sarkozy në Paris, pas takimit me kancelaren Merkel.

Merkel und Sarkozy në Paris
Merkel und Sarkozy në ParisFotografi: Reuters

Partnerët europianë presin nga Greqia që të zbatohen reformat e premtuara. Në këtë kontekst pritet edhe që Merkel dhe Sarkozy ta rrisin trysninë ndaj Greqisë. Kryeministri grek Lukas Papademos ndodhet mes dy frontesh. Nga njëra anë ai duhet të nxjerrë vendin nga kriza, nga ana tjetër të qetësojë kreditorët ndërkombëtarë dhe partnerët europianë. Sikur këto shqetësimë të mos mjaftojnë, të martën sindikatat greke kanë planifikuar greva masive në të gjithë Greqinë.

Autor: Agj/Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti