Lirohet një nga personat e dyshimtë për terrorizëm në Austri
15 Shtator 2007Reklamë
Një prej tre të arrestuarëve si të dyshimtë për terrorizëm në Austri është lënë përsëri i lirë nga autoritetet. Siç njoftoi një zëdhënës i drejtësisë në Vjenë kundër 26 vjeçarit nuk ka patur dëshmi të mjaftueshme. Dy personat e tjerë të dyshimtë, një 22 vjeçar dhe bashkëshortja e tij po mbahen ende nën arrest. Ata fajësohen për një kërcënim me sulme në Gjermani dhe Austri të publikuar në internet.
Një person tjetër i dyshimtë është arrestuar në Kanada.