1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liga e Kampionëve

dpa, sid/Kelmendi18 Shtator 2013

Nisi maratona e lojërave për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve në futboll. Kampionët e Bajernit e nisin me fitore ndaj rusëve në fushën e vet.

https://p.dw.com/p/19jrd
FC Bayern München - ZSKA MoskauFotografi: picture-alliance/dpa

Përveç ekipeve të Bajernit dhe Dortmundit, të cilët u përballën në finale për titullin kampion dhe që u fitua nga djemtë e Bajernit në sezonin e kaluar, në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri garojnë edhe dy ekipe të tjera gjermane: Schalke 04 dhe Bajer Leverkusen. Në këtë mënyrë, për herë të parë në 12 vitet e fundit në ligën më të vlefshme janë sërish katër ekipe nga Bundesliga e parë gjermane. Të martën në mbrëmje (17.09) u zhvilluan ndeshjet e para. Fituesi i titullit të Kampion në 2013, Bajerni i Mynihut ka realizuar një lojë të shkëlqyeshme në fushën e vet duke fituar 3:0 ndaj ekipit rus ZSKA Moska. Goli i parë u shënua nga Alaba nga një goditje dënimi që në minutën e 4-t të takimit, ndërsa në të 42-ën, Mandzukiç dyfishoi rezultatin në një pozicion të dyshimtë. Goli i tretë u shënua nga Roben në minutën e 68. Ekipi tjetër gjerman, Bajeri i Leverkuzenit humbi përballë ekipit anglez Manchester United 2:4, ndërsa PSG fitoi ndaj ekipit grek të Olimpiakosit.


Ekipi spanjoll Sociedad u mund 0-2 në fushën e tij nga ekipi ukrainas Shakhtari ndërsa Benfica portugeze fitoi 2-0 ndaj Anderlehtit belg me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Edhe në Stamboll të Turqisë ekipi spanjoll i Real Madridit fitoi ndaj ekipit Gallastasaraj shumë bindshëm me rezultatin e thellë 6:1. Në grupin B, ekipet e Kopenhagenit dhe Juventusit dolën barazim 1:1. Po në këtë grup, Manchester City 3:0 ndaj Viktoria Plzen. Këtë të mërkurë pritet me shumë interes përballja mes ekipive të Borusia Dortmundit dhe ekipit të Napolit, pasi ekipi italian ka bërë disa përforcime të mira dhe aktualisht kryeson tabelën në ligën italiane. Drejtori Michael Zorc tha: "Napoli është bërë ndërkohë një ekip shumë i fuqishëm në Itali". Trajneri i italianëve Rafael Benitez thotë se "ekipi i tij ka mjaft cilësi për të mundur çdo kundërshtar, pra edhe Borusian e Dortmundit."

Manchester United - Bayer Leverkusen
Manchester United - Bayer LeverkusenFotografi: picture-alliance/dpa

Ekipi Shalke 04 në fushën e vet do të presë Steaua nga Bukureshti. Drejtori Horst Heldt është shumë i qartë: "Duhet të fitojmë nëse duam të mbijetojmë garën në në grupe." Për Shalken është shumë me rëndësi ardhja e lojtarit Kevin-Prince Boateng, dhe paraqitjet e tij të suksesshme. Ekipi ka fituar vetëbesim, thotë sulmuesi Adam Szalai.