1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lidhjet e KPD/ML me Shqipërinë

Aida Cama2 Nëntor 2008

Sot Partia Komuniste Gjermane/Marksiste leniniste (KPD/ML) nuk luan ndonjë rol në jetën politike gjermane. Ajo është sot më shumë një mbetje e asaj që ka qenë dikur. Por ajo vazhdon t'i referohet Shqipërisë.

https://p.dw.com/p/Fm68
Fotografi e bërë nga Shtazi e materialeve që RPSSH i dërgonte me postë kosmunistëve marksistë leninistë në Gjermaninë lindore dhe perëndimore
Fotografi e bërë nga Shtazi e materialeve që RPSSH i dërgonte me postë komunistëve marksistë leninistë në Gjermaninë lindore dhe perëndimoreFotografi: DW/Cama

Ata që kanë mbetur në KPD/ML vazhdojnë ende të ëndërrojnë për "socializmin shqiptar". Në faqen e internetit, komunistet marksistë leninistë të Gjermanisë festojne 100 vjetorin e ditëlindjes së Enver Hoxhës "së bashku me marksist leninistët e të gjithë botës." Me këtë rast ata kanë mbajtur seminare për njohjen e teorive të Enver Hoxhës. Partia Komuniste Gjermane/ Marksiste leniniste ka patur lidhje me PPSH që në krijimin e saj.

Radio Tirana propagonte teoritë e Enver Hoxhës në gjuhën gjermane
Radio Tirana propagonte teoritë e Enver Hoxhës në gjuhën gjermaneFotografi: DW / Carma

Ja çfarë shkruan Shtazi

Fillimisht duhet të shpjegojmë pse Shtazi ka mbledhur informacione për KPD/ML?

Republika Demokratike Gjermane, e kishte cilësuar KPD/ML "feindobjekt", objekt armiqësor dhe survejonte të gjitha llojet e aktiviteteteve të saj në Gjermaninë Lindore. KPD/ML ishte kundër politikës së Bashkimit Sovjetik, dhe e quante socializmin që ngrihej në Gjermaninë lindore, fashizëm socialist. KPD/ML propagonde një lloj tjetër sistemi nga ai që ishte ngritur në Bllokun Lindor, një sistem për shembull si ai që ngrihej në Shqipëri.
Ashtu siç ishte lidhur dikur me Kinën, KPD/ML është tani e lidhur me Shqipërinë. Ajo lëvdon socializmin e Shqipërisë, politikën e brendshme të PPSH, ngre në qiell Enver Hoxhën, si "marksist i madh", shkruan në dokumenta Shtazi.

Gazeta "Zëri i Popullit" në gjuhën gjermane
Gazeta "Zëri i Popullit" në gjuhën gjermaneFotografi: DW / Carma

KPD ka tre seksione në Gjermaninë perëndimore BRD, në atë lindore RDGJ dhe në Berlinin perëndimor.

Partia Komuniste gjermane/ Marksiste leniniste dhe lidhjet e saj me Shqipërinë

Sipas dokumentave që ndodhet në arkivat e ish sigurimit gjerman të shtetit, Shtazi, partia komuniste gjermane KPD ka qenë e lidhur ngushtë me Shqipërinë që në vitin 1968. Që në krijimin e saj, Partia Komuniste Gjermanie KPD/ML duhet të jetë përkrahur financiarisht nga Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë. Këto marrëdhënie të ngushta shprehen edhe më vizitat e shpeshta zyrtare të KPD/ML në Shqipëri. Për të propaguar shembullin shqiptar KPD/ML ka krijuar "Shoqatën e miqve të Shqipërisë" GFA dhe organizon "udhëtime turistike" të simpatizantëve të KPD/ML në Shqipëri si dhe pjesëmarrjen e grupeve të caktuara për të punuar në kampet për të rinj atje.

Organi qëndror i KPD/ML ishte "Roter Morgen"
Organi qëndror i KPD/ML ishte "Roter Morgen"Fotografi: DW/Cama

Udhëtime të tilla janë kryer nga aeroporti i Shënfeldit, dhe një grup i tillë është nisur për Shqipëri për shembull më 21 mars 1977 dhe 4 prill 1977. Këtij grupi ju gjetën materiale me përmbajtje maoiste.

Histori:

Pas prishjes me Pekinin, marrëdhëniet e KPD/ML me Shqipërinë u zgjeruan më tej dhe u intensifikuan. Kështu për shembull Ernst Aust qëndroi në korrik të vitit 1978 në Shqipëri. Anëtari i Komitetit Qëndror të KPD/ML, Horst Dieter Koch morri pjesë në tetor të vitit 1978 në të ashtuquajturin "Takim shkencor për probleme të zhvillimit botëror" të zhvilluar në Tiranë. Në këtë konferencë, në të cilën morrën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të partive marksiste leniniste, u argumentua teorikisht refuzimi i politikës kineze. Si anëtare e "Lidhjes tiranase të Partive marksiste leniniste evropiane", KPD/ML ka dukshëm një rol të veçantë. Ajo përkrah përpjekjet e Enver Hoxhës, për të krijuar një "internacionale" të vetën, ku të mblidhen grupet marksiste leniniste.

Vepër e Enver Hoxhës në gjuhën gjermane e përfunduar në duart e Shtazit
Vepër e Enver Hoxhës në gjuhën gjermane e përfunduar në duart e ShtazitFotografi: DW / Carma

Ka të dhëna sipas të cilave KPD/ML, është e vetmja organizatë që ka të drejtat e publikimit të materialeve shqiptare në gjuhën gjermane dhe organizimit të udhëtimeve të anëtarëve të partive marksiste leniniste austriake dhe zvicerane, parti që në këtë mënyrë kanë rënë në varësi më të madhe të grupit të Aust-it.
Materialet shqip, kryesisht kushtetuta shqiptare, veprat e Enver Hoxhes, materialet e Kongresit të shtatë të Partisë Komuniste të Shqipërsë, janë shtypur në gjuhën gjermane në Shtëpinë Botuese "8 Nëntori" në Tiranë dhe i janë dërguar me postë KPD/ML.
Një rol të veçantë luan propagimi i emisioneve të "Radio Tiranës", një pjesë e të cilës i kushtohet partisë motër të PPSH, Partisë KPD/ML.
Kështu për shembull Aust, ka patur mundësinë që të japë deklarata nëpërmjet "Radio Tiranës". Në janar të vitit 1978, Radio Tirana ka transmetuar në programin në gjuhën gjermane një përshëndetje të Aust-it mbajtur në Kongresin e katërt të KPD/ML adresuar Partisë së Punës së Shqipërisë.

KPD/ML feston 30 vjetorin e themelimit të PPSH
KPD/ML feston 30 vjetorin e themelimit të PPSHFotografi: DW / Carma

Për të rritur ndikimin e propagandës së ushtruar nga toka shqiptare, publikohet në Kiel në Shtëpinë Botuese "Fronti i Kuq", gazeta mujore "Radio Tirana - Programe të përzgjedhura".

Për mbajtjen dhe intensifikimin e marrëdhënieve të "KPD/ML" me Partinë dhe organet shtetërore të RPS Shqipërisë rol vendimtar luajnë ambasadat shqiptare në Austri dhe në RDGJ. Në Kongresin e III të KPD/ML donte të merrte pjesë një delegacion i Partisë së Punës së Shqipërisë, por anëtarëve të delegacionit ju refuzua dhënia e vizës për të hyrë në RFGJ.