1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Leverdia ekonomike nga artikujt e futbollit

Klaus Deuse / Bahri Cani6 Qershor 2012

Prodhuesit dhe tregtarët llogarisin se gjatë Kampionatit Evropian në futboll do të fitojnë rreth dy miliardë euro. Më shumë do të fitojnë nga shitja e arikujve të tifozëve.

https://p.dw.com/p/158qO
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në Gjermani ende pa filluar Kampionati Evropian ka filluar shitja e artikujve të ndryshëm që kanë të bëjnë me futbollin - në birrari, kozmetikë, gjëra ushqimore, artikuj për tifozë... Prodhuesit dhe tregtarët llogarisin se gjatë këtij Kampionati do të arrijnë një plus prej dy miliardë euro.

Aksionet e artikujve që kanë të bëjnë me kombëtaren sjellin fitime të majme për prodhuesit. "Shitja po shtohet dhe kjo shihet nga dita në ditë", pohon eksperti për marketing nga Universiteti në Bohum, Jan Wieseke. Ai e njeh mirë formulën magjike për shitjen e këtyre produkteve. "Futbolli në Gjermani zgjon më shumë emocione se sa lojërat olimpike", pohon ai.

Mbledhja e pikëve

Një zinxhir supermarketesh në Gjermani bën reklamë për aksionin më pikë për artikuj të Evropianit
Një zinxhir supermarketesh në Gjermani bën reklamë për aksionin më pikë për artikuj të EvropianitFotografi: Michael Hartlep

Prodhuesit e ëmbëlsirave, për shembull, kanë nxjerrë dhjetëra produkte në treg, ku çdo blerje të sjell dhe pikë. Kur të mblidhen pikën e mjaftuara atëherë shpërblehesh me ndonjë artikull për tifozë. Për një kapelë me simbolin e Federatës Gjermane të Futbollit, për shembull, duhet të mbledhësh 45 pikë, që do të thotë se shumë herë duhet të blesh ëmbëlsira të ndryshme. Ndërkohë që për të fituar një fanellë të kombëtares gjermane duhet të blesh edhe më shumë, sepse për të kërkohen 100 pikë. Tregtarët thonë se shitja e disa mallrave është pesëfishuar apo gjashtëfishuar.

Dispozimi pozitiv

Evenimentet si Kampionati Evropian i futbollit i hedhin konsumatorët në një disponim pozitiv, pohon eksperti Wieseke. Konsumatori beson se me blerjen e mallrave të caktuara bëhet pjesë e suksesit të kombëtares dhe tërë evenimentit. Sipas motos, le të kushtojë sa të dojë. Shpesh nuk shikohet fare çmimi. "Në radhë të parë janë emocionet", thotë ai.

Në këtë eufori të krijuar rreth kombëtares duan të përfitojnë edhe birraritë, të cilat po ashtu në forma të ndryshme ofrojnë arikujt për tifozë. Për shembull, një person që blen tetë arka me birrë, mund të kërkojë që t'i jepet një fanellë të kombëtares me një numër të caktuar dhe të shkruhet emri i tij. Për tetë arka birrë në Gjermani duhet të paguhen rreth 120 euro. Ndërkohë që një fanellë e kombëtares në dyqan kushton 80 euro.

Fotot e shumëkërkuara të lojtarëve

Jo vetëm në Gjermani - dyqan i licensuar për artikuj tifozësh në Kiev të Ukrainës
Jo vetëm në Gjermani - dyqan i licensuar për artikuj tifozësh në Kiev të UkrainësFotografi: picture-alliance/dpa

Për prodhuesit dhe tregtarët, sipas ekspertit Wieseke, është shumë me rëndësi që para fillimit të prodhimit të studiojnë tregun. Një prej atraksioneve më të mëdha është shitja e fotografive të lojtarëve. Një rrjet tregtar ofron një pako me fotografi të lojtarëve për secilin konsumator që blen mall në vlerë prej 10 euro. Puntorët në këto dyqane thonë se kohët e fundit është shtuar dukshëm numri i konsumatorëve. Ata shpesh janë të padurueshëm dhe ende pa e paguar çmimin e mallit hapin pakon për të shikuar se cilat fotografi janë brenda. Natyrisht që shumë shpesh ndodh që brenda janë fotografi të cilat e ke. Ndërsa ekspertët kanë përllogaritur se për të kompletuar fotot e kombëtares gjermane, duhet të blehet mall në vlerë prej të paktën 320 euro.