1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lehtësime për universitetet në Maqedoni

Fatos Musliu14 Qershor 2012

Edhe pse universitetet e vendit ofrojnë një sërë lehtësimesh për regjistrim, nuk është numri i vogël i atyre maturantëve që dëshirojnë që arsimin sipëror ta vazhdojnë jashtë Maqedonisë.

https://p.dw.com/p/15Ekd
### Achtung: Nur im Zusammenhang mit der Berichterstattung von Michael Hartlep über Beitrags über die Hochschulen in Ostdeutschland verwenden! ### WG-Leben auf dem Balkon
Fotografi: Hochschulinitiative Neue Bundesländer

Univesitetet në Maqedoni për vitin e ri akademik kanë ofruar një sërë lehtësimesh  për të tërhequr numër sa më të madh të kandidatëve për regjistrim. Si univesitetet shtetërore ashtu edhe ato private, në garën për të regjistruar sa më shumë studentë kanë ulur participimin financiar dhe nuk kanë provim pranues, suksesi i aritur gjatë shkollimit të mesëm është kriter bazë për regjistrim në univesitet. Një numër i konsiderueshëm i maturantëve nga Maqedonia, arsimin sipëror dëshirojnë ta vazhdojnë në univesitete evropiane. Ministria e arsimit ofron disa lloje bursash për nxënës dhe studentë që arsimimin e tyre e vazhdojnë jashtë Maqedonisë.

### Achtung: Nur im Zusammenhang mit der Berichterstattung von Michael Hartlep über Beitrags über die Hochschulen in Ostdeutschland verwenden! ### Fachhochschule Jena
Fotografi: Hochschulinitiative Neue Bundesländer

“Kushtet për fitimit e bursave janë pak si të vështira, përveç njohjes së gjuhës së huaj duhet plotësuar edhe një sërë kushtesh tjera.”

“Ministria e arsimit ofron disa lloje bursash, por kushtet janë rigoroze. Nuk më pëlqejnë ato bursa që kanë kusht që pas mbarimit të univesitetit duhet të kthehesh e të punosh në Maqedoni”, shprehen maturantët.

Përparsi maturant ndërkombëtare

Ata maturantë që kanë mbaruar shkollën e mesme ndërkombëtare kanë përparsi në konkurs, sepse programet e tyre janë të pranueshme nga universitetet ndërkombëtare. Bojan Sërbinovski ka konkuruar në 18 univesitete të SHBA-ve dhe  ka fituar të drejtën e bursës në 15 prej tyre. Ai ka zgjadhur univesitetin “Stenford” në departamentin e biologjisë. “Ky univesitet mundëson hulumtime gjithëpërfshirëse, në veçanti më interesojnë kërkimet në biologjinë molekulare, të ardhmen time profesionale besoj se do ta gjej atje.” - thotë Sërbinovski.

Berufsanfänger, Karriere, Erwartungen #22671117, Copyirght: drubig-photo - Fotolia.com
Fotografi: drubig-photo - Fotolia.com

Në kuadër të programit “Tempus”, maturantët nga Maqedonia kanë mundësi të fitojnë bursa që të qëndrojnë në univesitetet evropjane. Samir Bajrami është një ndër kandidatët që dëshiron të studiojë shkencat informatike në univesitetet e Turqisë.

“Bursat nga programi Tempus më kanë tërhequr, kam aplikuar dhe jam në pritje të rezultatit. Nëse nuk marr fonde nga Ministria e Arsimit do ta provoj fatin me aplikime në fondacione private”.

Bursa nga fondacione private

Në Maqedoni përveç Ministrisë së Arsimit ka edhe disa fondacione private që stimulojnë maturantët që arsimin e tyre ta vazhdojnë në univesitetet evropiane. “Kemi plan që të japim bursa edhe për studentët që studjojnë jashtë shtetit tonë. Kemi premtime që do të shtohen donatorët në fondacionin Dauti dhe kështu do të ritet buxheti që do të na mundësojë të japim bursa edhe për studëntët që studjojnë jashtë”, thotë Mefail Ademi drejtor i “Fondacionit Dauti”.

Ministria e Arsimit së shpejti do të ndajë edhe bursa për maturantët që do të ndjekin shkollën verore në qendrën për nxënës të talentuar në univesitetin Xhons Hopkins.