1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kujdes me veshjen! Mund të çojë mesazhe të gabuara

Tini von Poser / Amarildo Topi26 Dhjetor 2012

Të veshurit ka të bëjë me komunikimin dhe shpesh herë edhe me klishetë. Ajo se çfarë ke veshur transmeton një mesazh. Një minifund mund të jetë trendi në zyrat bullgare, por një tabu në ato gjermane.

https://p.dw.com/p/16Vmz
Symbolbild Kleider machen Leute: Tzvetelina Kreuzer; Copyright: José Méndez*** via Philipp Jedicke
Fotografi: José Méndez

Svetelina Kreuzer kishte bërë një make-up të rëndë, thonj shkëlqyes dhe kishte veshur një mini fund kur erdhi nga Bullgaria në Gjermani në vitin 1997. Shumë shpjet ajo vuri re se diçka nuk shkonte.

Ndërkohë që po blinte bukë në një market një burrë e kishte pyetur, “Sa kërkon për një orë?”, por ajo nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte dashur të thoshte ai. Vetëm pak më vonë vajza e re kuptoi se veshja e saj e kishte bërë burrin të mendonte se ajo ishte një prostitutë, ndërkohë veshja e saj ishte normale në Bullgari. Prej kësaj historie ajo vendosi që pamja e saj në të ardhmen duhet të ndryshojë. "Theksi im bullgar dhe gjithë ato histori për trafikimin e vajzave nga Evropa Lindore për të prostituar shtonin akoma më shumë paragjykimet, ndaj më duhej të përshtatesha,” thotë Kreuzer.

sexy christmas legs candygirl sexy; erotisch; dessous; freude; beine; schöne; legs; oberschenkel; ringelsocken; halterlose strümpfe; zuckerstange; candy; mädchen; fetisch; fest; feiertage; shoppen; shopping; einkaufen; geschenke; weihnachtsgeschenke; geschenk; weihnachtsgeschenk; engel; schön; schönheit; strümpfe; unterwäsche; nikolaus; weihnachtskostüm; kurz; kleid; weihnachten; frau; weiblich; model; beauty; weihnachtsschmuck; x-mas; xmas; blick; gesicht; attraktiv; wunsch; traum; träumen; vorfreude
Fotografi: Fotolia/drubig-photo

Kreuzer, një eksperte për Amerikën Latine dhe Europën Lindore, ka shkruar shumë esse në lidhje me diskriminimin dhe steriotipet. Ajo beson se paragjykimet janë të shëndetëshme dhe normale, por njëkohësisht mund të shkaktojnë edhe dëme. Rezultati mund të jetë intolerancë ose racizëm. “Paragjykimet na izolojnë mendërisht,” thotë ajo.

Puna kërkon kod veshjeje

Shprehja „Veshja bën njeriun“ është thënë nga Gottfried Keller në fund të shekullit të 19-të thotë menaxherja e Institutit të Modës Berlin, Nadine Thomas.  "Njerëzit komunikojnë ndryshe me ty në varësi të rrobave që vesh,” vazhdon ajo ajo.

Kompania e saj këshillon biznese, hotele, dhe kompani shërbimi për veshjet në takimet e biznesit dhe mirësjelljen me klientët apo partnerët. "Në ambjentet e punës gjermane dominon veshja klasike. Shpatullat e hapura janë tabu dhe fundet duhet të jenë minimumi deri tek gjuri ose më të gjatë." Gratë që merren me biznes duhet të luftojnë edhe kundër dominancës së meshkujve në vendet e tyre të punës. Në këtë kuptim femrat duhet t'i kushtojnë më shumë rëndësi veshjes së tyre.

Çfarë është femërore?

Por Svetelina Kreuzer është kundër një opinioni të tillë dhe e shikon si një falsitet të Perëndimit. Nëse në Amerikën Latine dhe Evropën Lindore një femër kërkon të theksojë feminilitetin e saj, nuk ka asgjë të keqe, argumenton ajo.  "Femrat gjermane shpesh mendojnë se ato duhet të vishen si meshkujt  dhe t'i përshtaten mënyrës së tyre të të menduarit dhe të bërit biznes.” Sidoqoftë Kreuzer ka parë disa zhvillimë pozitive. Femrat janë duke përqafuar sërish feminilitetin e tyre, po përdorin më shumë make-up dhe po vishen në mënyrë më pozante.

Për Nadine Thomas italianët, si femrat dhe meshkujt, janë gjithmonë shembull për t'u ndjekur sa i përket stilit të veshjes.  "Ata e dinë se si të jenë seriozë dhe të thjeshtë njëkohësisht. Italianët veshin gjithmonë këpucë perfekte, gjë që meshkujt gjermanë e bëjnë rrallë herë.”  Klishetë e femrave elegante franceze që veshin Chanel kanë marrë fund shton ajo.  "Unë kam udhëtuar në Francë me disa ekspertë për të gjetur një imazh të tillë, por nuk gjetëm një gjë të tillë.”

Trinity College May Ball.Revellers Emily Knight, Lucy Ward, and Jessica Swinton make their way home after celebrating the end of the university term by going to a May Ball at Cambridge University Trinity College. Picture date: Tuesday June 17, 2008. The college balls held during May Week - a fortnight in June - are the traditional way for students to let their hair down after taking their end-of-year exams. Foto: Chris Radburn/PA Wire +++(c) dpa - Report+++
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Moda në ish-Bllokun Lindor

Në Gjermani Svetelina Kreuzer filloi të vishej më seriozisht dhe të mos bënte make-up për të shmangur paragjykimet, por kur vizitoi nënën e saj pas pesë vitesh, kjo e fundit ishte tmerruar: “Dukesh si një mi gri! Nuk ke aq para sa të blesh rroba të vërteta?”. Me xhinset e saj, bluzën e thjeshte dhe atletet, Kreuzer nuk kishte më pamjen e femrës ideale bullgare.

Femrat në vendet e Europës Lindore kërkojnë të duken gjithmonë mirë me veshjet e tyre dhe kjo ka të bëjë me të shkuarën komuniste thotë Kreuzer. "Përpara vitit 1989 e kishim të vështirë të lyenim edhe thonjtë. Çdo gjë duhet ta gjenim në tregun e zi. Make-up-i ishte një mëynrë e të shprehurit të individualitetit. “ Femrat edhe sot vazhdojnë t'i qëndrojnë besnike këtij mendimi, por në botën e biznesit, hoteleve apo atë bankar, veshjet kanë ndjekur stilin konservativ perëndimor,” thotë Kreuzer.

 Kreuzer e shikon me shqetësim këtë process homogjenizimi dhe shprehet se ishte më interesante koha, kur takoje njerëz nga vende të ndryshme e mund t'i dalloje vetëm nga mënyra e të veshurit.