1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuantitet në vend të kualitetit arsimor në Maqedoni

20 Qershor 2011

Rrënja e të gjitha problemeve në shoqërinë e Maqedonisë janë dobësitë në sistemin arsimor. Sa më i lirë arsimimi, aq më i dobët kualifikimi i kuadrit. Ekspertët mendojnë se për shkak të sasisë humbet cilësia.

https://p.dw.com/p/11faa
Klasë mësimi në Maqedoni
Klasë mësimi në MaqedoniFotografi: DW/Fatos Musliu

Komb i begatë dhe me prosperitet mund të jetë vetëm një komb i arsimuar. Ndoshta e frymëzuar nga kjo moto Maqedonia vitet e fundit po zhvillon një fushatë agresive në arsim, duke rritur volumin e investimeve dhe duke përforcuar reformat në këtë sektor. Si rezultat i kësaj janë hapur shumë universitete të reja me standarde evropiane dhe me shumë risi. Por sa realisht paguhet kjo?

Më shumë sasi se cilësi

Numër i madh studenteësh deh cilësi e dobët
Numër i madh studenteësh deh cilësi e dobëtFotografi: Petr Stojanovski

Shtrohet pyetja, në se arsimi po kushton më lirë dhe Maqedonia po përmbytet me stafin e dobët të arsimuar? Shumica kanë përshtypjen se sot secili mund të bëhet magjistër. Ndërsa ekspertët vlerësojnë se në llogari të kuantitetit po humbet kualiteti i arsimit në Maqedoni. "Kemi të bëjmë me mungesën e kualitetit në arsim. Studentët janë gjithnjë e më pak të pajisur me elementet bazë të procesit të arsimit si pasojë e nivelit të mëparshëm të arsimit të dobët. Unë mendoj se rrënja e të gjitha problemeve në shoqërinë tonë vjen nga arsimi jo cilësor, me çka shumë të rinj diplomojnë, por në të vërtëtë nuk pajisen me nivelin e njohurive bazë të arsimit", kështu vlerëson për Dojçe Vellen ish-zëvendësministri i Arsimit dhe profesori universitar, Tale Geramitçioski.

Shkolla për studimet e doktoraturës – recetë për kualitet

Universiteti në Shkup
Universiteti në ShkupFotografi: Petr Stojanovski


Në Maqedoni më shumë se 95 për qind e nxënësve të shkollave të mesme regjistrohen në fakultete. Kjo përqindje e lartë nuk ekziston as në vendet skandinave e as në vendet më të zhvilluara se Maqedonia.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave vitin e kaluar në Maqedoni kanë magjistruar rreth 480 studentë. Ndërsa me titullin doktor shkence janë pajisur rreth 157 persona, që paraqet një rritje për 32 përqind në krahasim me vitin 2009. Me këtë rast, ish ministri i Arsimit, Nenad Novkovski, për Dojçe Vellen shprehet: "Cilësia e arsimit, që kishim, ishte në mesin e të mirëve dhe shumë të mirëve dhe se në këtë nivel po zhvillohet edhe më tej ai." Ndryshimet që janë bërë, janë bërë në drejtim të përafrimit të nevojave bashkëkohore me tregun e punës për arsimin e mesëm dhe në drejtim të procesit të Bolonjës në arsimin e lartë.”

Nga muaji shtator në Maqedoni fillon cikli i tretë i arsimit të lartë, shkollë e ashtuquajtur për studimet e doktoraturës, e cila do të zgjasë tre vjet. Për t'u bërë një doktor i shkencës nuk do të jetë e mjaftueshme, si deri më tani, që magjistri vetëm ta zgjedhë temën dhe ta hulumtojë atë, por krahas asaj ai duhet sërish të konkurojë në fakultet dhe të kthehet në amfiteatër për të ligjëruar. Me zbatimin e kësaj risie ministria e arsimit pret një rritje drastike në cilësinë e arsimit.

Autor: Goran Petreski/ Qeriman Bekteshi

Redaktoi: Angjelina Verbica