1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS thotë se fillimisht duhen bërë hetime për incidentin ajror në Gjeorgji

10 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BSsH

Komandanti i forcave paqeruajtëse ruse në Gjeorgji, tha se nuk kanë mundur të identifikojnë raketën e gjetur të hënën në tëritorin gjeorgjian. Marat Kulakhemtov tha se autoritetet e Gjeorgjisë kanë shkatërruar një pjesë të raketës duke e bërë të vështirë identifikimin e saj. Gjeorgjia ka thënë se raketa, e cila nuk ka eksploduar është gjuajtur nga njëri prej dy aeroplanëve rus të cilët kanë cenuar hapësirën ajrore të Gjeogjisë. Rusia ka kundërshtuar të dhënat. Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit ka hedhur poshtë kërkesën e zyrtarëve të Gjeorgjisë që kjo çështje të trajtohet në një mbledhje të jashtëzakonshme. Fillimisht do të priten rezultatet e hetimeve për zbardhjen e incidentit të ndodhur në hapësirën ajrore gjeorgjiane.