KS dënon dhunën ndaj protestuesve paqësorë në Birmani
12 Tetor 2007Reklamë
Rusia dhe Kina, dy vende që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord që Këshilli i Sigurimit të dënojë dhunën e përgjakshmë të përdorur nga qeveria birmaneze kundër protestuesve paqësorë. Forumi më i lartë i OKB-së miratoi vetëm një deklaratë, në të cilën shprehet keqardhje për përdorimin e dhunës kundër demostruesve. Në këtë deklaratë 15 vendet anëtare të KS, këmbëngulin për lirimin e të burgosurve politikë në Birma. Këshilli i Sigurimit i bëri apel qeverisë ushtarake birmaneze që të zhvillojë një dialog të hapur me opozitën.