KS dhe Bush dënojnë sulmin e fundit me bombë në Liban
14 Qershor 2007Reklamë
Nju Jork: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara ka dënuar sulmin më të fundit me bombë në Liban. Në një deklaratë të këtij forumi, thuhet se Këshilli i Sigurimit është kundër çdo përpjekjeje që kërkon të destabilizojë Libanin. Të përgjegjshmit për aktet terroriste duhet të përgjigjen para drejtësisë. Presidenti Bush po ashtu e ka dënuar vrasjen e bërë ndaj një anëtari anti-sirian të parlamentit libanez. Në një deklaratë për shtyp Bush tha se SHBA do të vazhdojë të përkrahë Libanin. Valid Eido u vra në një shpërthim bombe në Bejrut së bashku me një nga djemtë e tij dhe të paktën 5 vetë të tjerë, të mërkurën.