080509 Südafrika Präsident Zuma
8 Maj 2009Proces për korrupsion, skandale seksuale, poligami e hapur, dalje në publik duke bërë skena me leopard, asnjë nga këto elementë të stilit të jetës së Jacob Zumës nuk mundën ta frenonin rrugën e tij për të qenë në krye të Afrikës së Jugut. Që ai u zgjodh me votat e Kongresit Kombëtar Afrikan dhe të paktën 16 vota nga deputetë të tjerë ishte një suprizë. Partitë më të mëdha opozitare Aleanca Demokratike, me 67 vende në parlament dhe Kongresi i Popullit, COPE, me 30 vende votuan kundër Zumës. COPE deklaroi se kandidati i ANC-së nuk mund të prezantojë Afrikën e Jugut dhe se ai dëmton imazhin e vendit.
Fjala e një kandidati kundërshtar shkaktoi një skandal të vogël në parlament: Themeluesi i partisë COPE dhe desidenti i ANC-së, Mbhazima Shiloua, u prit me britma, iu ndërpre fjala dhe u zhvilluan replika të ashpra me sharje. Rivali i Zumës, Mvume Dandala, mori vetëm 47 vota, por ai ishte natyrisht vetëm një kandidat simbolik.
Në qoftë se ndodhin trazira për presidentin e ri, të katërtin të zgjedhur në mënyrë demokratike nga parlamenti, atëherë Afrika e Jugut ndodhet ndoshta para kohësh të turbulla.
Analistët presin që në të e ardhmen në Asamblenë Kombëtare të ketë edhe përplasje kontraditore. Kjo jo vetëm pse opozita është forcuar. Paraardhësi i Zumës Thabo Mbeki e përdorte grupin e fuqishëm parlamentar të ANC-së shumë shpesh si gjete fiku për të miratuar atë që thoshte ai. Për këtë si shumë afrikano-jugorë të thjeshtë, edhe drejtues qeveritarë kanë varur shpresa të madha te Zuma.
Industrialisti dhe ndoshta ministri i ri i jashtëm, Tokyo Sexwale, është një nga ata: "Unë besoj se do të përjetojmë një president që do të dijë të dëgjojë dhe jo një president që thotë "Unë di gjithçka". Ai është një njeri, i cili të lë të konsultohesh, por edhe me të cilin mund të takohesh edhe për një vendim të thjeshtë":
Të shtunën Zuma do të bëjë betimin gjatë një ceremonie festive shumë të shtrenjtë, 7 milionë euro. Një shumë me të cilën sipas opozitës mund të ndërtoheshin 1.700 shtëpi të thjeshta ose një spital me 75 shtretër.
Autor: Claus Stäcker/Mimoza Cika-Kelmendti
Redaktoi: Pandeli Pani