1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri Italisë Mario Draghi deklaron dorëheqjen

14 Korrik 2022

Prej ditësh ziente brenda mazhorancës qeverisëse nën Mario Draghin në Romë. Lëvizja poluliste „Pesë Yjet“ ushtroi presion ndaj kryeministrit të paparti, derisa Draghi doli me këtë vendim.

https://p.dw.com/p/4E9Vc
ARCHIV | Italiens Ministerpräsident Mario Draghi
Fotografi: Lukas Barth/REUTERS

Kryeministri i Italisë Mario Draghisi pasojë e mosmbështetjes së mazhorancës nga njëra prej partive pjesëmarrëse në qeverisje, deklaroi se do të japë dorëheqjen. 74 vjeçari e deklaroi këtë të enjten (14.07) në mbrëmje gjatë një takimi me këshillin e ministrave në Romë. „Dua t'ju njoftoj, se sot në mbrëmje do t'i dorëzoj kërkesën për dorëheqje presidentit të republikës", tha Draghi, sipas një njoftimi nga selia e tij. Votimi të enjten në parlament ishte nga pikëpamja politike mjaft i qartë. „Shumica e unitetit kombëtar, që ka mbështetur krijimin e kësaj qeverie, nuk ekziston më", tha Draghi sipas këtyre informacioneve.

Këtij vendimi i parapriu një grindje që vazhdonte prej ditësh me lëvizjen populiste „Pesë Yjet" lidhur me një votim në senat për një dekret ndihmash në volum miliardash përmes së cilës varej edhe votëbesimi ndaj qeverisë. Senatorët e lëvizjes „Pesë Yjet" e bojkotuan votimin duke deklaruar, se nuk votojnë një paketë që rrit kostot e energjisë. Kësisoj dështoi pakti i besimit, deklaroi më tej Draghi. Presidenti i vendit Sergio Mattarella ka tani një rol të rëndësishëm. Ai duhet të vendosë, nëse e pranon kërkesën e Draghit për dorëheqje ose jo. Nëse ai nuk e pranon dorëheqjen, ai mund ta ngarkojë Draghin të krijojë një shumicë të re qeverisëse. Nëse presidenti e pranon dorëheqjen e Draghit ai mund të këkrojë një politikan tjetër për të zhvilluar bisedimet. Një mundësi do të ishte shpërndarja e parlamentit duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Italien Rom Senat | Ministerpräsident Draghi übersteht Vertrauensabstimmung
Fotografi: Roberto Monaldo/LaPresse/AP/picture alliance

Në kulmin e gjendjes së emergjencës prej thatësirës dhe mungesave të energjisë, luftës në Ukrainë dhe vendimeve të rëndësishme që duhen marrë për fondet financiare të BE-së Italia zhytet në një krizë të thellë politike. Draghi ka theksuar së fundi, se mendon, që pa lëvizjen „Pesë Yjet" nuk mund të krijohet qeveria. Edhe nëse partia kundër establishmentit nuk do të kishte qenë pjesë e qeverisë, aleanca qeverisësë shumë-partiake do të kishte mjaftueshëm mandate në parlament për një shumcië absolute.