1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krizë qeveritare në Izrael?

Clemens Verenkotte5 Janar 2007

Kryeministri izraelit Ehud Olmert sapo është kthyer nga bisedimet politike me presidentin egjiptian Hosni Mubarak, në shtëpi ka plasur sherri i brendshëm politik. Ministri i tij i mbrojtjes, shefi i Partisë së Punës dhe partner në koalicion, Amir Peretz duhet të largohet nga posti. Në vend të tij pritet emërimi i Ehud Barakut, ish-kryeministri i Partisë së Punës.

https://p.dw.com/p/ArJj
Ministri izraelit i mbrojtjes, Amir Peretz
Ministri izraelit i mbrojtjes, Amir PeretzFotografi: AP

Televizioni izraelit - i mësuar me lajmet e vazhdueshme kontraditore nga politika e brendshme kësaj radhe beson se njoftimi është i vërtetë. Kryetitulli me të cilën hapen sot edicionet e lajmeve në të dy kanalet izraelite është se kryeministri Ehud Olmert ka ndërmend të largoj nga posti ministrin e mbrojtjes Amir Peretz. Në vend të ministrisë së mbrojtjes, Peretz i icli sipas anketave të fundit çmohet vetëm nga një përqind e popullatës do të drejtoj ministrinë për çështje sociale. Emri i Ehud Barakut përmendet si pasues i tij. Barak deri tani ka kaluar pothuajse nëpër të gjitha postet kyçe, në atë të kryeministrit, ministrit të jashtëm dhe shefit të përgjithshëm të ushtrisë.

Për javë të tëra thuhet në Izrael Olmert ka punuar në këtë plan të fshehtë, ka diskutuar për këtë çështje me deputetë të Partisë së Punës, se si do të silleshin ata nëse ai largon nga posti shefin e tyre të partisë, Amir Peretz. Megjithatë ministri i mbrojtjes Peretz i cili ka mjaft probleme edhe në radhët e partisë së tij doli menjëherë në shtyp dhe kërkoi nga Olmerti që të përgënjeshtroj njoftimet në media duke sqaruar se në to nuk ka asgjë të vërtetë.

Olmert i cili sapo kishte përfunduar bisedimet pa ndonjë rezultat konkret me presidentin egjiptian Hosni Mubarak iu përgjigj thirrjes së Peretzit dhe deklaroi se nuk ekziston asnjë plan për largimin e tij. Se sa e tensionuar është klima në mes të kryeministrit dhe ministrit të mbrojtjes u pa vetëm pak orë më vonë: njerëz përreth Amir Peretzit u deklaruan gazetarëve se Olmert e ka bërë këtë vetëm për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e veta - para së gjithash skandalit të fundit, një histori e turbulltë mashtrimi me taksat, në të cilën thuhet se është e involvuar shefja disavjeçare e zyrës së Olmertit. Benjamin Ben Elizer nga Partia e Punës dhe ish-ministër i mbrojtjes e përshkruan kështu krizën më të re në koalicionin qeveritar:

"Ne sot ndodhemi në një gjendje e cila sipas mendimit tim mund të krahasohet me tensionet që sundojnë në prag të një lufte. Në një situatë të tillë në Partinë e Punës shtrohet gjithnjë e më shpesh pyetja se kush do të jetë ministër i ardhshëm i mbrojtjes. Dhe nëse konfliktet politike janë duke u bërë për këtë qëllim atëherë për atë post është i përshtatshëm vetëm Ehud Baraku", sqaron Ben Elizer.

Ehud Baraku i cili nga viti 1998 deri në vitin 2000 ishte kryeminstri i fundit nga Partia e Punës është dukur shumë rrallë kohëve të fundit. Megjithatë shumë izraelitë po të kishin mundësinë do ta zëvendësonin Peretzin me Ehud Barakun:

-"Dikush duhet ta zëvendësoj Amir Peretzin.
- Ai na ka zhgënjyer keq.
- Edhe pse Baraku konsiderohet si josimpatik unë jam që Baraku të jetë në qeveri".

Kryeministri aktual - kështu shkruajnë gazetat e sotme në Izrael është politikisht shumë i dobët për të ndërrmarrë një hap të cilin ka të drejtë ta bëj si kryeministër: ta shkarkoj nga posti një ministër të dështuar.