Kriza që bashkoi BE - rezultatet e samitit të Brukselit
17 Tetor 2008
Megjithë tensionimet e lehta, kriza financiare globale aspak nuk është kapërcyer e tëra. Prandaj shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së u shprehën vetëm me vendime konkrete se si mund të shmanget një krizë e tillë në të ardhmen dhe se si do të mund të luftohej recensioni. Siç pritej, të 27 vendet anëtare të BE-së u shprehën të vendosura të mbështesnin planet e shpëtimit prej miliardash për vendet e zonës euro dhe Britaninë e Madhe, që u përcaktuan qysh të djelën e kaluar në Paris.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehet e kënaqur, për shkak të mënyrës së përbashkët të veprimit, të cilë ajo e cilëson si shumë të kënaqshme. "Ky është një sinjal i rëndësishëm. Unë mendoj se është një hap i rëndësishëm edhe për më shumë bashkëpunim në të ardhmen për zgjidhjen e krizave.“
BE me këshill të përhershëm për krizat
Me këtë rast do të formohet një këshill i përhershëm për krizat në BE që do të kontrollojë tregjet financiare gjatë takimeve mujore me shefat e bankave. Përveç kësaj, do të mbështeten financiarisht, krahas bankave, edhe prodhimet industriale të Europës. Propozime konkrete për këtë, Komision Europian do t'i bëjë gati deri në fund të vitit. Por nuk duhet të kufizohet kjo në nivelin europian, theksoi presidenti francez dhe njëkohësisht kryesues i presidencës së rradhës në BE, Nikolas Sarkozi.
BE dëshiron të organizoje po ashtu një Samit financiar botëror me pjesëmarjen po ashtu edhe të vendeve industrialiste në zhvillim e sipër: “Europa ka bërë, çfarë do të duhej të bënte”. SHBA-të po ashtu. Tani janë të prekur edhe vendet në zhvilim e sipër dhe në tërësi, për gjithë këtë bllok, ne duhet të sigurojmë një bashkëpunim të përbashkët përballë globalizimit.
Si termin të mundshëm për një Samit të tillë u paralajmërua të bëhet në muajin nëntor, duke iu referuar takimit të vitit 1944 që çoi në krijimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve të tjera financiare.
Klima temë debati në samit
Mosmarrëveshje pati në samitin e BE-së për paketën e mbrojtjes së klimës së Bashkimit Europian. Deri në vitin 2020 duhet që europianët të reduktojnë dioksidin e karbonit deri në 20%, që BE të jetë udhërrëfyesja e politikës globale për mbrojtejn e klimës. Disa vende kanë kërcënuar se do të bllokojnë marrëveshjen e arritur në fund të vitit të shkuar për të pakësuar nivelin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë në BE, duke cituar si shkak rënien e ritmeve të zhvillimit ekonomik.
Kriza financiare e ka shtyrë Poloninë dhe Italinë që të argumentojnë se nuk e përballojnë dot vendosjen e niveleve të larta për kufizimin e emetimeve të sektorit të tyre industrial. Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso tha se nuk do të hiqej dorë nga beteja ndaj ndryshimeve klimatike.
Si sukses, në fund të Samitit, Nikolas Sarkozi permendi Paktin e Migracionit të BE-së. Me këtë pakt do të luftohet imigrimi ilegal dhe do të përmirësohet imigrimi legal. Veçanërisht vendet jugore të BE-së që kanë për të luftuar fluksin e refugjatëve që depërtojnë në brigjet e tyre.
Çdo vend i BE-së duhet megjithatë të vendosë vetë në të ardhmen për numrin e imigrantëve dhe jo sipas ligjit që është i lidhur me Paktin e migracionit.