1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza financiare ul kurset në bursa - situata është serioze

Martina Buttler18 Mars 2008

Përballë krizës në tregjet financiare Banka Qëndrore e SHBA, FED, do të diskutojë sot (18.03) mbi një ulje të re të interesit bazë. Mendohet se FED-i mund të vendosë uljen e interesit nga 3,0 për qind në 2,0 për qind.

https://p.dw.com/p/DQX4
Chase Bank
Chase Bank blen JP MorganFotografi: AP

Ky do të ishte niveli më i ulët i normës bazë të interesit që prej fundit të 2004-s. Presidenti i SHBA George Bush, guvernatori i FED-it Ben Bernanke, ministri amerikan i financave Henry Paulson dhe shefi i bursës së Nju Jorkut Christopher Cox u takuan të hënën (17.03) në Uashington për t'u këshilluar mbi situatën e tensionuar në tregjet e kapitalit. Pas shitjes së detyruar të bankës së investimeve "Bear Stearns" asaj JP Morgan Chase në SHBA po shtohet shqetësimi për falimentime të tjera bankash.


Ngjyra mbizotëruese në bursën Wall Street të Nju Jorkut është e kuqja. Pas orëve të para të këmbimeve të nervozuara indekset Standard & Poor si dhe Nasdaq pësuan rënie të fortë. Edhe Dow Jones shënoi rritje për një interval shumë të shkurtër kohor, më pas kurba sërisht tregonte ndjeshëm poshtë. Megjithatë në mbyllje të bursës Wall Street vlera standarte e indeksit Dow Jones arriti të shënonte një rritje të lehtë prej 0,2 për qind. Por kriza një tregjet financiare ka shënuar një pikë të re kulmore. Senatori njujorkez Chalres Schumer u shpreh i shqetësuar për kanalin televiziv CNBC: "Ajo me çfarë po përballemi i ngjan shumë një paniku bankar si ai që kemi përjetuar gjatë krizës ekonomike në fund të viteve '20. Besimi është i rëndësishëm. Kjo është edhe më e rëndësishme se cilësia e një aksioni. Shpresoj që ndërhyrja e Bankës Qëndrore të ketë si pasojë forcimin e besimit në bankat e tjera."


Në fundjavë Banka Qëndrore Amerikane pati shtuar sërisht injeksionin financiar dhe pati ulur normën bazë të interesit me të cilën marrin hua bankat e nivelit të dytë nga 3,5 për qind në 3,25 për qind. Një shenjë e qartë për tregun se situata është serioze. Iniciativa erdhi si përgjigje ndaj lajmërimit të JP Morgan Chase se do të blente stokun e kapitalit të Bear Stearns për një çmim prej 2 dollarësh për aksion. Të premten në mbyllje të bursësh aksionet e bankës së pestë më të madhe në SHBA vlenin ende 30 dollarë për copë. Pas shitjes së detyruar të Bear Stearns të hënën në mëngjes vlera e aksioneve të saj ra në mënyrë drastike: një aksion i saj ka një çmim tregu prej rreth 4 dollarësh për copë. Planet për të ardhmen e Bear Stearns dhe punonjësve të saj janë ende të paqarta deklaroi përfaqësuesi i JP Morgan, Steve Black: "Kemi patur vetëm dy ditë për t'u njohur me gjendjen e saj. është ende shumë herët për të thënë diçka."


Rrethi i krizës financiare po zgjerohet më tej. CNN u shpjegon teleshikuesve të tij se si ka ndryshuar jeta e tyre për shkak të krizës në sektorin e pasurive të patundshme dhe të kartave të kreditit. Amerikanët ndiejnë fort në portofolet e tyre rënien drastike të bursës. Analisti Vince Farrell nuk dëshëron t'i hedhë benzinë zjarrit: "Pas gjashtë muajsh tregjet do t'a marrin veten sërisht ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. E di që ka mijëra arsye që flasin për të kundërtën por jam i bindur për atë që them."


Ndërkohë atmosfera po bëhet më e nxehtë. Hutimi gjithnjë e më i madh. Aksionet bien gjithnjë e më poshtë dhe vorbulla e krizës sapo nis rrugën e saj.