1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza financiare në SHBA - Humbje miliardëshe dhe pushime në masë

Ralph sina17 Janar 2008

Humbje miliardëshe bëri të ditur banka e investimeve Merrill Lynch, kur paraqiti raportin për tremujorin e katërt. Ajo nuk është e vetme. Shefat e bankave ndodhen në vështirësi të mëdha.

https://p.dw.com/p/CtDx
Makler në bursën e Nju JorkutFotografi: AP

Ishte një lajm horror, ai që bëri të ditur shefi i ri i bankës më të madhe amerikane Citigroup në fillim të javës. Më shumë se 18 miliardë dollarë të humbur, dividentët duhen shkurtuar me 41%, dhe 4 200 vende duhen shkurtuar gjithashtu. Lajmi ra si bombë në Wall Street, kursi i aksioneve të Wallstreet ra brenda disa minutave. Shefi i ri i koncernit Vikram Pandit e kishte menjëherë të qartë se nuk ka shumë kohë, nqs nuk donte të pësonte të njëjtin fat si paarardhësi i tij Chuck Prince.

Ai tha se rezultati i tremujorit, për të cilin përgjigjej paraardhësi i tij ishte thjesht i papranueshëm. Te Citigroup duhet të ndodhë patjetër diçka dhe gjerat do të ndryshojnë në të mirë, kështu i dha guxim vetes, analistëve dhe aksionarëve.

USA Kreditkrise Citigroup Logo
Logoja e CitigroupFotografi: AP GraphicsBank

Shefit të bankës i duhet optimizëm, sepse koha e qëndrimit në detyrë të topmenaxherëve amerikanë rend në mënyrë dramatike. 100 ditëshi i futur dikur nga presidenti amerikan Rooswelt për politikanët e lartë është kthyer në mënyrë të pamëshirshme në kohë prove. Para se ta nxirrnin jashtë shefi i koncernit Chuck Prince pat thënë se do të kercejë, deri sa të luajë muzika. Serioze gjendja sipas tij bëhet, kur në pistën e vallëzimit mbretëron qetësia, me fjalë të tjera, kur shterron lumi i parave.


Pa një pa dy Prince u desh të largohej nga parketi i bursës. Një fat të këtillë e kanë patur ndërkohë edhe kolegët e tij shefa. Stanly O´Neal i Merrill Lynch, si dhe Hanns Joachim Dëpp, ish drejtuesi i degës amerikane të Commerzbank në Nju Jork. Kryetari i bashkisë së Clevelend, thotë se nuk asnjë çikë keqardhje me menegjeret e bankave, të cilët e kanë humbur punën për shkak të krizës së hipotekave. Cleveland është një qytet, ku shumë pronarë shtëpish janë shkatërruar nga hipotekat joserioze. "Unë shoh çdo ditë njerëz, jeta e të cilëve është shkatërruar nga hipotekat mashtruese. Lagje të tëra të lëna pas dore, sepse njerëzit duhet të dilnin nga shtëpitë e tyre. Nëqoftëse tani topmenaxherët humbasin punën nga kriza e hipotekave, atëherë ky është problemi i tyre. Ata i kanë patur sytë në ballë dhe tani duhe të mbajnë mbi supre konsekuencat."


Cleveland ka ngritur ndërkohë padi kundër 21 instituteve financiare, që janë përfshirë në spekullimet me hipoteka të lira, ndër ta edhe kundër Deutsche Bank. "Kriza e Wall Streetit rrezikon ndërkohë të gjithë shoqërinë amerikane, mendon analisti James Ellmann. Pas fjalës sterile "rrezik recesioni" fshihet de fakto një bombë me sahat. Charles Schumer, njëri nga senatorët me më influencë në SHBA i bëri tani apel presidentit amerikan, që të heqë dorë nga politika e tij fiskale, që favorizon vetëm të pasurit. "Ka ardhur më në fund koha që Bushi me politikën e tij fiskale t´u mundosojë financiarisht jetesën të gjitha familjeve amerikane."