1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza financiare në Greqi prek edhe të pasurit - 20 vjet nga shkëputja e Kroacisë dhe Sllovenisë nga ish Jugosllavia

25 Qershor 2011
https://p.dw.com/p/11jOD

Në vitin e dytë pas fillimit të krizës së borxhit në Greqi, të prekur nga masat e kursimit nuk janë vetëm pensionistët dhe njerëzit me të ardhura të pakëta. Edhe shumë të pasur duhet të heqin dorë nga privilegjet e vjetra, ose të kërkojnë rrugë të reja në profesion. Por një gjë ata kanë të përbashkët me "njerëzit e thjeshtë". Janë të zemëruar me politikanët, të cilët luajnë lojën e pushtetit dhe që siç duket janë aq të etur për pushtet, saqë nuk janë në gjendje të mendojnë me të vertetë për të mirën e përbashkët. Jannis Papadimitriou është takuar me sipërmarrës të pasur në Athinë.

Vendimi për pavarësinë e Kroacisë dhe të Sllovenisë nuk erdhi papritur: që muaj më parë patën dështuar të gjitha përpjekjet për ta reformuar Jugosllavinë e atëhershme në një vend demokratik. Për t'u mbrojtur nga pretendimet për pushtet të presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Miloshevic, më 25 qershor 1991 Kroacia dhe Sllovenia deklaruan pavarësinë e tyre, gjë që solli shkatërrimin përfundimtar të Jugosllavisë socialiste. Luftën, dëbimet dhe shkatërrimet ky vendim megjithatë nuk i ndaloi dot. Zoran Arbutina:

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi