1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza financiare në Greqi / Bastisjet e EULEX-it në Kosovë / Vizita e Frattinit në Beograd dhe Prishtinë / Vizita e Rassmusenit në Tiranë

3 Maj 2010
https://p.dw.com/p/ND4D

1. Edhe gjatë javës që po lëmë pas temë qendrore ishte kriza financiare në Greqi . Kështu të enjten (29.04.) në Bruksel u mblodh Komisioni i veçantë i Parlamentit Evropian për krizën financiare dhe ekonomike. Në qendër të diskutimeve ishin falimentimet e mundshme të shteteve dhe arsyet e krizës që ka përfshirë shumë vende. Christoph Hasselbach ndoqi diskutimet.

2. Gjatë javës që po lëmë pas policia e EULEX-it ne Kosovë ka bastisur zyrat e ministrisë së Posttelekomunikacionit te Kosovës dhe pronat private te ministrit Fatmir Limaj. Zyrtarë të misionit EULEX, thanë të enjten se materialet e konfiskuara nga ministria e telekomunakcionit në Kosovë do të hetohen me kujdes nëse ka pasur parregullsi në dhënjen e tenderëve për ndërtimin e rrugëve.

3. Një ngjarje tjetër me rëndësi gjatë javës që po lëmë pas ishte vizita e Ministrit të jashtëm Italian Franko Frattini në Serbi dhe Kosovë. Pas vizitave që realizoi në Beograd dhe Prishtinë, ai tha se Serbia dhe Kosova do të marrin pjesë në Samitin e Sarajevës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perendimor. Sipas tij, pjesmarrësit në këtë samit do të paraqiten vetëm me emrat e tyre personal. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

4. Një vit pas anëtarësimit në NATO Shqipëria ka bërë ndryshime pozitive në reformimin e ushtrisë së saj me një kontribut të madh dhe në misionet paqeruajtëse jashtë kufijve të saj. Këto vlerësime i ka bërë të enjten (29.04.) në Tiranë sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen. Arben Muka.