1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Finanzmarktkrise Parallelen

28 Tetor 2009

Më 29 tetor është 80 vjetori i së ashtuquajturës e marta e zezë. Isht e martë, jo e premte, kur u shkatërruan bursat e mbarë botës. Atëherë mori udhë kriza ekonomike, që hyri në histori si depresioni i viteve 1930-të.

https://p.dw.com/p/KHvD
Klientët presin para dyerve të mbyllura të "Bank of the United States", Nju Jork, 11.12.1930
Klientët presin para dyerve të mbyllura të "Bank of the United States", Nju Jork, 11.12.1930Fotografi: ullstein bild - AP

Të dyja krizat i ngjajnë njëra-tjetrës në rradhë të parë, sepse të dyja kanë karakter mbarëbotëror. Kjo është diçka tjetër nga krizat e tregjeve financiare, që janë shpesh fenomene lokale, që kufizohen në një rajon të vetëm, apo në tregje të veçanta.


A ekziston rreziku, që edhe kriza aktuale të kthehet në depresion?

"Ato ngjajnë me njëra-tjetrën, edhe sepse borxhet ishin shumë të larta. Sepse janë investuar shumë të holla të marra hua. Dhe kjo pastaj krijon ngushtica, nëqoftëse investimet nuk rezultojnë të suksesshme. Paratë nuk mund t'i kthesh dot dhe kjo krijon boshllëqe dhe çon në një spirale të së tatëpjetës." Manfred Jäger është ekspert i tregjeve financiare në Institutin e Ekonomisë gjermane në Këln. Sipas mendimit të tij masat politike për luftimin e krizës në situatën aktuale janë të efektshme. Siç duket politika ka mësuar nga historia. "Atëherë pati masa të mëdha proteksionizmi, një gjë të tillë nuk e kemi parë deri tani në situatën aktuale, falë Zotit, dhe duhet të shpresojmë që edhe kështu do të mbetet. Spiralja e së tatëpjetës në tregtinë e jashtme e ka thelluar dhe e ka zgjatur shumë depresionin e madh."

Ndihmës të sekserëve bankarë në Wall Street në 1929-ën
Ndihmës të sekserëve bankarë në Wall Street në 1929-ënFotografi: ullstein bild - ullstein bild

Aktualisht duket sikur tregtia botërore do të dalë më kollaj nga hendeku, ku ka rënë

Eksperti i tregjeve financiare mendon se ky është një avantazh i madh. Një tjetër ndryshim thelbësor është që politika monetare ka reaguar krejtësisht ndryshe. Atëherë përqindjet u patën rritur shumë. Por në këtë mënyrë iu thith si të thuash gjaku qarkullimit të parasë, mendon Jäger. "Ndërsa kësaj rradhe bankat qëndrore reaguan krejt ndryshe. Ato kanë futur gjak ekstra në qarkullimin e gjakut të financave. Dhe kjo e ka stabilizuar sistemin financiar."

Një situatë e vështirë për dhënien e kredive nuk ekziston ende, mendojnë ekspertët. Sipërmarrjeve u jepen kredi të mjaftueshme. Nëqoftëse rrjedha e parasë do të bllokohet së shpejti dhe do të pengojë rritjen ekonomike, edhe kriza aktuale mund të çonte në depresion. "Pra nëqoftëse ne do të shihnim persëri zhvillim negativ të ekonomisë, atëherë mund të flisnim për depresion. Megjithatë këtë nuk e konsiderojmë skenarin më të mundshëm. Krahasimi me depresionin e madh bëhet, sepse kemi pervjetorin e së premtes së zezë, e cila ka qenë një e martë. Por krahasimi me Japoninë, duhet të na dëshmojë, se çfarë rreziku mund t' na vinte. Sepse Japonia ka humbur një dekadë të tërë, sepse pas një rënieje të fortë të tregjeve financiare nuk mori masat e duhura ekonomike e politike."

Tregtarë në Bursën e Nju Jorkut, 13 tetor 2008
Tregtarë në Bursën e Nju Jorkut, 13 tetor 2008Fotografi: AP

Tani politika duhet të gjejë një lloj rruge: Lehtësimet e kujdesshme fiskale duhet t'i lehtësojnë sipërmarrjet pa ngritur më tej peshën e borxheve. Kjo do t'i bënte mirë edhe tregut të tensionuar të punës.

Autor: Ulrich Klaus / Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora