1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova shpall pavarësinë

Auron Dodi18 Shkurt 2008

Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë me unanimitet të plotë

https://p.dw.com/p/D8qe
17.02.2008 - Deklarimi i pavarësisë në Parlamentin e Kosovës
17.02.2008 - Deklarimi i pavarësisë në Parlamentin e KosovësFotografi: AP

Parlamenti i Kosovës shpalli sot pavarësinë e Kosovës. Në një seancë të jashtëzakonshme deputetët votuan pro një rezolute, e cila e karakterizon Kosovën "shtet të pavarur, sovran dhe demokratik". Sipas vendimit, Kosova gëzon tani pavarësi shtetërore nën mbikqyrjen e BE. "Prej këtij momenti, pozicioni politik i Kosovës ka ndryshuar", deklaroi kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi pas miratimit të deklaratës së pavarësisë nga deputetët, me ngritje duarsh. "Ne jemi një shtet i pavarur, i lirë, sovran dhe demokratik. Urime të gjithëve juve".

Më pas, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci dhe kryetari i parlamentit, Jakup Krasniqi nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës. Nënshkrimin në deklaratën e pavarësisë e vunë më tej të mbi 100 deputetët të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Deputetët serbë e bojkotuan seancën.

Në rrugët e Prishtinës, kosovarë të gëzuar valëvitin flamuj kuq e zi dhe hedhin fishekzjarre.