1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korrupsioni në Shqipëri

8 Dhjetor 2011

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit aktivistët e shoqërisë civile apelojnë për ndërrmarrjen e hapave konkretë nga autoritetet në përmirësimin e situatës.

https://p.dw.com/p/13OgG
Aktivistët e shoqërisë civile apelojnë për hapa konkretë
Aktivistët e shoqërisë civile apelojnë për hapa konkretëFotografi: AP Photo

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve në Shqipëri për të patur rezultate në luftën kundër korrupsionit fenomeni nuk njeh të ndalur. Po t`i hidhje një sy raportit vjetor për 2011-n të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit që u bë publik në fillim të javës pozicionimi i Shqipërisë flet qartë. Jo që nuk ka bërë përpara krahasuar me një vit më parë, nga 3.3 pikë ka shkuar në 3.1 që të paktën në nivel rajonal ka prapa vetëm Kosovën.

Për ekspertin e antikorrupsionit, Endri Shabani, pedagog i së Drejtës Administrative, situata nuk është e papritur, por është vazhdë e një periudhe disa vjeçare. Mjaftojnë dy të dhëna , sipas tij, që të krijosh bindjen se sa shqetësues është fenomeni prezent në Shqipëri. Njëra lidhet më notën që ka marrë Shqipëria, ku nga 10 pikë të mundshme ajo ka grumbulluar vetëm 3.1, që është një notë mjaft e ulët, thotë Endri Shabani për DW. “Por këto nota kemi marrë në 4 -5 vitet e fundit, që do të thotë se ne jemi në vendnumëro. Kurse po t`i referohemi të dhënës së renditjes ne mbetëm të fundit. Nëse dreri vitin e kaluar ne linim mbrapa Bosnjën. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ne mbetëm aty ku ishim ndërkohë që vendet e tjera progresojnë. Ndaj ne nga pikëpamja e vlerësimit marrin të njëjtën notë, pra kemi të njëjtin nivel të ulët të transparencës dhe korrupsionit. Nga pikëpamja e progresit, krahasuar me vendet e tjera, ne gjithmonë shkojmë më mbrapa, se ato gjithmonë ikin, shkojnë përpara, avancojnë, përmirësohen, kurse ne mbetemi aty ku ishim”.

Transparency International
Transparency International

Endri Shabani e vlerëson prezencën e korrupsionit në Shqipëri në dy nivele. Sipas tij niveli i parë është ai i thjeshtë ka ka më shumë informalitet se sa korrupsion. Ku ne shkojmë psh tek mjeku dhe evitojmë procedurën e doktorit të familjes dhe shkojmë direkt në spital ku paguajmë para nën dorë. Në kushte të tjera do të duhet të paguanim një faturë e kështu do të ishte formalizuar e gjithë pagesa. Nivel tjetër është korrupsioni i lartë, kapilar, është ai që krijon monopole. Ky korrupsion e varfëron popullsinë, ku qytetarët nuk kanë se çfarë të bëjnë, por që e vuajnë gjithmonë e më tepër. Duke qenë në nivel të lartë, ky lloj korrupsioni ndërlidh shpesh interesat e atyre që kanë në dorë për të luftuar atë. Që do të thotë se aktorët kryesorë pushtetarët kryesorë kanë në dorë të luftojnë korrupsionin dh eta cojnë Shqipërinë përpara në rrugën e BE-së janë po ata aktorë që përfitojnë nga ky korrupsion. Në kushte të tilla ne nuk kemi dhe nuk mund të kemi progress në këtë pikë. Ndryshe nga vendet e tjera që avancojnë vit pas vit drejt BE ne na ‘lënë në breg'.

Duke vlerësuar si shqetësuese renditjen e Shqipërisë në treguesit prezencës se korrupsionit përfaqësia e Transparency International Albania, TIA, në Tiranë ka kujtuar për klasën politike që të merret seriozisht me çështjen e imunitetit të të zgjedhurve dhe të emëruarve në institucione dhe në administratë. Për aktivistët e TIA-s IA heqja e imunitetit për zyrtarë e lartë, deputetë, ministra, prokurorë e gjyqtarë do të vendosë realisht të gjithë të barabartë përpara ligjit dhe kultura e pandëshkueshmërisë duhet luftuar me çdo mjet.

1- Endri Shabani, expert of anticorruption speaking for DW Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Time: 07.12.2011 Place: Tirana / Albania
Endri ShabaniFotografi: DW/Arben Muka

Në këtë linjë edhe shefi i Zyrës së OSBE në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth u shpreh së fundi gjatë një aktiviteti që u organizua në kuadër të ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, se goditja ndaj fenomenit duhet të jetë e plotë edhe kur atëherë kur personi që akuzohet është në nivele të larta të adminisratës publike. “Trajtimi i prerë dhe transparent i rasteve kur pretendohet se ka pasur korrupsion, pavarësisht nga statusi i të akuzuarve, është një tregues i rëndësishëm i pavarësisë së gjyqësorit”- tha ambasadori Wollfarth duke vecuar si një ndër problemet më shqetësuese trajtimin nga ana e isntitucioneve të çështjeve pronësore.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama