1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Korrupsion në Bullgari e Rumani; Legalizime në Belgjikë; Projekte përreth Liqenit të Ohrit

24 Korrik 2009

Korrupsion i madh në Bullgari dhe Rumani; Më në fund dokumente qëndrimit për refugjatët në Belgjikë; Liqeni i Ohrit afron palën maqedone me atë shqiptare

https://p.dw.com/p/Iww3

Korrupsion i madh

Bashkimi Evropian ka kritikuar përsëri Bullgarinë dhe Rumaninë për shkak të luftës së pamjaftueshme kundër korrupsionit. Ka disa përparime, por duhet bërë më shumë, tha zedhënësi i Komisionit Johanes Laitenberger në Brukse gjatë prezantimit të raportit vjetor të BE-së për të dyja vendet e Ballkanit. Andreas Reuter

Mijëra imigrantë në Belgjikë do të marrin më në fund dokumentet e qëndrimit. Rreth 100.000 azilkërkues presin, pjesërisht prej shumë vitesh, që autoritetet të vendosin mbi kërkesat e tyre për azil. Tani duket se qeveria belge do të ofrojë një zgjidhje për disa mijëra syresh. Informacion nga Michael Götschenberg.

Liqeni i Ohrit afron tre qytete në dy shtete fqinje, fjala eshte per Ohrin, Strugen dhe Pogradecin.

Pas mbarimit të të ashtuquajturës luftë e ftohtë, por veçanarisht pas liberalizimit të regjimit të vizave per qytetarët e të dy vendeve frekuenca e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe e kapitalit po arrin një pikë kulminante. Prefektët e tre qyteteve të përmendura thonë se liqeni është ai, që i afron qytetarët, qö ndikon në zhvillimin e rajonit evropian Ohër-Prespë dhe në tërheqjen e mjeteve financiare nga fondet evropiane. Millço Jovanovski me një Informacion