1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontratë të dyshimtë në Rumani & Sfida e qeverisë se re të Bullgarisë

7 Gusht 2009
https://p.dw.com/p/J5jr

Në shumë shtete evpropiane Sintit dhe Romët diskriminohen edhe pse këto vende i përkasin BE-së. Në Hungari shumë herë Romët janë sulmuar në 18 muajt e fundit. Shumë nga këto sulme nuk janë sqaruar deri më sot. Në Nëntor 2008 u krijua një njësi speciale për të zbuluar sulmet. Organizata për mbrojtjen e drejtave të njeriut Amnesty International është e bindur që këto ndodhi jo gjithnjë analizohen në mënyrë efektive dhe rrënjësore. Edhe në Rumani ka herë pas here sulme. Keno Verseck ishte në Transilvani, që ka nëshkruar një kontratë të dyshimtë me romët. Keno Verseck

Qeveria e re e qendrës së djathtë në Bullgari erdhi në pushtet në korrik me premtimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për ta çliruar vendin nga korrupsioni. Megjithatë, ekspertët thonë, se qeveria është duke u përballur me një sfidë të vështirë. Gazetari investigativ britanik dhe autori i librit "McMafia: Crime Without Frontiers" (McMafia: Krime pa kufij), Misha Gleny, në intevristë për DW-në thotë, se kryeministri i ri i Bullgarisë, Boiko Borisov mund ta gjejë vetveten duke luftuar kundër forcave shumë të pushttshme aq sa ai nuk do të jetë në gjendje t’ ia dalë, për shkak të ndërthurjes së shumë interesave ekonomike. Emiliyan Lilov