1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konflikti sirian: Klinton skeptike për marrëveshje me Rusinë

dpa/afp10 Shtator 2012

Moska dhe Perëndimi vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje në çështjen e Sirisë. Gjermania shton ndihmën e saj humanitare për refugjatët sirianë në shtetet fqinje.

https://p.dw.com/p/165g8
Russian President Vladimir Putin, right, addresses the leaders meeting as U.S. Secretary of State Hillary Rodham Clinton listens at the APEC summit in Vladivostok, Russia, Sunday, Sept. 9, 2012. (AP Photo/Ivan Sekretarev)
Fotografi: dapd

Një marrëveshje midis Rusisë dhe SHBA për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm në Siri është sipas mendimit të MPJ të SHBA, Hillari Klinton, ende larg. Në bisedimet me kreun e Kremlinit Vladimir Putin dhe homologun e saj rus Sergei Lavrov kishte pasur vetëm "përparime të kufizuara" tha Klinton përpara gazetarëve pas një takimi të Forumit të vendeve të Azisë dhe të Paqësorit (APEC) në Vladivostok në Lindjen e Largët të Rusisë.

Hillary Clinton dhe Sergey Lavrov
Hillary Clinton dhe Sergei LavrovFotografi: dapd

Gjithësesi shtoi Hillari Klinton ajo do t'i vazhdojë bisedimet me PMJ rus Sergei Lavrov, por në rast se Rusia vazhdon me qëndrimin e saj atëhere SHBA do të bashkëpunojnë me shtete që kanë të njëjtin mendim në lidhje me konfliktin në Siri për të mbështetur opozitën siriane për të përshpejtuar ditën e rënies së regjimit të Asadit dhe për ta përgatitur Sirinë për të një të ardhme demokratike dhe për t'u rimëkëmbur.

Si fuqi me të drejtë vetoje në KS Rusia dhe Kina bllokojnë sanksione largvajtëse kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad. MPJ rus Lavrov i kritikoi gjatë punimeve të forumit të vendeve të Azisë dhe të Paqësorit sanksionet e vendosura ndaj Sirisë vetëm nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, sepse ato dëmtojnë gjithnjë e më shumë edhe kompanitë dhe bankat ruse.

Gjermania do të shtojë ndihmat humanitare për refugjatët nga Siria

Për të lehtësuar gjendjen e më shumë se 200.000 refugjatëve nga Siria, që gjenden në vendet fqinje për shkak të luftës civile në atë vend, Gjermania dëshiron të shtojë ndihmat humanitare. Këtë e njoftoi ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (FDP) gjatë një vizite në kampin e refugjatëve Saatari në Jordani. Gjermania është e gatshme të pranojë edhe në Gjermani refugjatë nga Siria, tha Westerwelle, por fokusi i ndihmës gjermane megjithatë "është shumë i qartë: ndihma dhe furnizimi i refugjatëve" në kampet ku ndodhen aktualisht. Ndihma gjermane për refugjatët sirianë shkon në 24 milionë euro. Megjithatë sipas vlerësimeve të OKB-së të nevojshme janë ndihma prej rreth 275 milionë eurosh.

Syrian refugees are seen at the Za'atri refugee camp in the Jordanian city of Mafraq, near the border with Syria August 30, 2012. The U.N. refugee agency (UNHCR) said on Tuesday the pace of Syrian refugees reaching Za'atri camp in northern Jordan had doubled, with 10,200 arriving in the last week, heralding what could be a bigger movement. REUTERS/Majed Jaber (JORDAN - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)
Fotografi: Reuters