1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferencë treditore për dhunën në Afganistan dhe Pakistan

9 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BSVm

Kryetarët e fiseve nga Afghanistani dhe Pakistani janë mbledhur në Kabul për të diskutuar mbi problemin e dhunës ekstremiste e cila është duke u shtuar në të dyja vendet. Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf ka anulluar pjesëmarrjen në bisedime, për shkak të situatës në vend. Ideja e një konference treditore të kryetarëve të fiseve, për të diskutuar mbi parandalimin e dhunës ekstremiste, lindi vitin e kaluar gjatë takimeve në Uashington mes Presidentit Bush, Presidentit afgan Hamid Karzai dhe presidentit pakistani Pervez Musharraf. Në konferencë marrin pjesë rreth 650 përfaqësues të sferës politike dhe asaj fetare, ndërkohë që talebanët kanë bërë thirrje për bojkotimin e konferencës.