1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kompromis në mosmarrëveshjen për azilin

2 Korrik 2018

Qendra tranzit për dëbimin e azilkërkuesve, emëruesi i përbashkët për kapërcimin e krizës qeveritare në Berlin.

https://p.dw.com/p/30hmK
Seehofer und Merkel
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Schwarz

Kriza qeveritare në Gjermani u shmang: CDU dhe CSU gjetën kompromis në mosmarrëveshjen për azilin: krijimin e qendrave tranzit nga të cilat do të esktradohen azilkërkuesit e regjistruar në shtetet e tjera.

Kancelarja gjermane Merkel e quajti krijimin e qendrave tranzit për azilkërkuesit si një kompromis të mirë. Në takimin në selinë e kancelares morën pjesë kancelarja Merkel, ministri i Brendshëm dhe kryetari i CSU-së Seehofer, kryetarja e SPD-së Andrea Nahles, zëvendëskancelari Olaf Scholz dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas. Tani pritet se si do ta vlerësojë SPD-ja këtë kompromis.

Deutschland, Berlin: Asylstreit - Merkel nach Fraktionssitzungen
Merkel e gëzuar për kompromisin Fotografi: picture-alliance/dpa/K. Nietfeld

Kancelarja tha se me kompromisin është bërë një hap i rëndësishëm për të ruajtur frymën e partneritetit të BE-së dhe njëkohësisht për të manaxhuar emigrimin sekondar. Si emigrantë sekondarë quhen ata azilkërkues që shkojnë nga një vend i BE-së në tjetrin.

Nё grindjen pёr azilin Seehofer kishte kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Tani u ra dakord që në kufirin gjermano-austriak të ngrihen qendra tranziti për të dëbuar refugjatët që vijnë nga vende të tjera të BE-së.