1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Po të mos ishte tema e imigrimit....

Klaus-Dieter Frankenberger
4 Shtator 2018

Emmanuel Macroni si mbrojtës i bashkimit të Evropës. Po të mos ishte imigrimi, marrëveshja e BE nuk do të funksiononte kaq keq!

https://p.dw.com/p/34EP2
Dänemark Copenhagen - Besuch des französichen Präsidents Emmanuel Macron
Fotografi: Getty Images/AFP/L. Marin

Është një gjë për t'u nderuar plotësisht, kur Presidenti francez shkon në zgjedhjet evropiane si mbrojtës i bashkimit të Evropës. Nevojitet angazhim për një vepër që nuk është në gjendje të mirë, që trajtohet me armiqësi dhe me shpoti - edhe nga anëtarët, që nuk kanë asgjë kundër shijimit të fondeve nga BE - dhe që është njëra nga idetë më të mira që kanë pasur ndonjëherë evropianët. Kaq keq sa pohohet nuk funksionon BE. Po të mos ishte tema e imigrimit.

Në Skandinavi Macroni mundi të krijojë një përfytyrim se pse ndodhen populistët e djathtë në qeveri në Finlandë dhe pse janë ata mbështetës të qeverisë së minoritetit në Danimarkë. Ata do të ndahen mirë edhe në zgjedhjet parlamentare në Suedi. Këtu nuk bën dobi që t'u rekomandohet zgjedhësve suedezë që të mos zgjedhin "Demokratët e Suedisë". Natyrisht që ata janë nacionalistë. Por suksesi i tyre nuk është shprehje e një euforie kolektive nacionaliste, por rezultat i një politike imigrimi, e cila i përgjigjet shëmbëlltyrës vetjake të "superfuqisë morale", por pasojat sociale të së cilës janë të paqarta dhe disafish të papërballuara.