1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Migrimi është pjesë e historisë së njerëzimit"

6 Shtator 2015

Ashtu si evropianët më parë emigruan përtej oqeanit, edhe afrikanët e rinj i tërheq sot Evropa. Në komentin e tij kreu i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën Carlos Lopes heq disa paralele.

https://p.dw.com/p/1GRZW
Fotografi: picture-alliance/dpa/Lupi

Që nga fillimi i vitit në ekranet tona televizive shohim gjithnjë e më shumë një masë të dëshpëruar njerëzish në përpjekje për të arritur vendet evropiane. Komisioneri përgjegjës për Migracionin deklaroi se kjo është kriza më e rëndë e refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore. A është kështu?

Ndoshta kështu perceptohet në Evropën Perëndimore, por nuk është kështu me të vërtetë.

Migrimi është pjesë e zhvillimit njerëzor, që kur majmunët e parë filluan të largohen Rift Valley afrikan. Por historia e njerëzimit është aq e shumanshme dhe komplekse, saqë për ne është e vështirë që ta njohim këtë origjinë të largët, të përbashkët. Për të gjithë ne është më e lehtë t'i referohemi të kaluarës së afërt, në të cilën nga ngjarjet dhe ndërveprimi shoqëror janë formuar identitetet tona.

Por njohuritë tona për historinë janë selektive. Shumica e italianëve kanë harruar ndoshta qëkur, se ato themeluan kombe të tëra si Argjentina dhe Uruguai. Britanikët mund të mos ndjehen të lidhur me Australinë dhe Zelandën e Re, ashtu si edhe spanjollët dhe portugezet nuk i konsiderojnë ndoshta kombet Amerikës së Jugut si të vetat, të shkaktuara nga krijimet e migrimit. Kinezët ndoshta kanë vetëm një ide të vagullt, se përse një rajon i tërë në jugperëndim të vendit të tyre mban emrin Indokina. Dhe amerikanëve mund t'u duhet e pakëndshjme të përmendet se një pjesë e madhe e vendit të tyre është blerë nga Meksika.

Lopes Carlos, kryetar i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA)
Lopes Carlos, kryetar i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA)

Vetëm një kontinent në historinë e kohëve të fundit nuk përmenet në lidhje me këtë lloj migrimi, dmth me emigracionin për të përfituar nga pasuritë e rajoneve të tjera, ai është Afrika! Kur kujton Afrikën të shkon mendja më shumë te vuajtjet e skllevërve, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe trajtimi i padrejtë në nivel ndërkombëtar. Megjithë rritjen e shpejtë ekonomike që fillimi i shekullit narrativa e kontinentit afrikan përcaktohet nga tema e migrimit.

Vendet afrikane pranojnë më shumë emigrantë nga sa kontinenti eksporton emigrantë në botë. Fakt është se shumica e emigrantëve afrikanë e kërkojnë fatin në vende të tjera afrikane. Por forca tërheqëse e Europës është e madhe. Njerëzit në mbarë botën falë telefonave mobilë e kanë tani më të lehtë të marrin informacione. Angazhimi i Evropës për të drejtat e njeriut, apo kërkesae saj për vlera universale morale dëgjohet në mbarë botën. Mungesa e konsiderueshme e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar luajnë gjithashtu një rol.

Në çdo moment të historisë rritja ekonomike i ka dhënë shtytje edhe emigracionit. Zhvillimi shkakton interes për një jetë të re, më të mirë. Por shpërndarja e pasurive të reja veçanërisht në fazën e hershme të një zhvillimi të tillë, është shumë e pabarabartë dhe e vështirë të parashikohet. Ato të cilët nuk kanë akses në mirëqënien e re të fqinjëve të tyre, guxojnë të marrin botën.

Afrika është kontinenti më i ri dhe të rinia e saj do të vazhdojë të rritet, ndërsa pjesa tjetër e botës po plaket. Kombet në plakje e kanë të vështirë të pranojnë se sistemet e tyre të mirëqenies nuk janë ngritur në mënyrë të qëndrueshme. Por është e qartë se piramida e popullatës duhet të mbetet e balancuar, megjithë progresin teknologjik. Robotët dhe prona intelektuale nuk mund të paguajnë arkat e sigurimeve shoqërore dhe fondet e pensioneve, për këtë nevojiten njerëz dhe punëtorë prodhues.

Guximi i jashtëzakonshëm dhe mbresëlënës i eksploruesve evropianë të detrave dhe vendeve të panjohura ka qenë shumë i vlerësuar. Ne e shohim të njëjtën guxim sot te emigrantët. Dhe ata drejtohen nga Evropa.

Carlos Lopes është që nga viti 2012 kryetar i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA), me seli në Addis Ababa, Etiopi. Në blogun e tij ai boton rregullisht opinione për zhvillimin e Afrikës. Lopes vjen nga Guinea-Bissau.