Koment i FAZ: Përbetimet e Pekinit
10 Mars 2018Kur Presidenti amerikan kërcënon me vendosjen e doganave ndëshkuese, kur i konsideron luftërat tregtare një gjë të mrekullueshme duke e shtuar kështu paqetësinë në botë, atëherë përbetimet për stabilitet të Kinës tingëllojnë të besueshme. Atëherë vëmendja nuk përqendrohet më te shtrirja agresive e Kinës në rajon.
Pa asnjë diskutim, Kina e ndjek me vendosmëri avancimin e saj në fuqi botërore, të mbështetur në ekspansionin ekonomik. Dhe për sa i përket "rrugës së re të mëndafshtë" ajo përdor jo vetëm artin e brishtë të bindjes.
Por është fakt që udhëheqja kineze ndjek në mënyrë konsekuente një plan, që dallohet nga Perëndimi: Shtetet e Bashkuara nuk e dinë më se cilin rol duan të luajnë, evropianët janë plotësisht të preokupuar në mbajtjen të bashkuar të shtëpisë së tyre. Po të lejojnë ata të shkëputen nga njëri-tjetri, Kina, me një udhëheqës "të madh" në krye, do ta arrijë edhe më shpejt objektivin për ta ngritur një rend të ri.