1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kombëtarja gjermane në futboll lë pas një vit shumë të suksesshëm

30 Dhjetor 2011

Një vit shumë i suksesshëm për ekipin e Kombëtares Gjermane. Nga 13 ndeshje zyrtare vetëm një humbje në muajin mars kundër ekipit të Australisë me rezultatin 1: 2. Arnulf Boettcher bën bilancin.

https://p.dw.com/p/13c2b
Mesut Özil dhe Mario Gomez festojnë pas fitores ndaj Kazakistanit
Mesut Özil dhe Mario Gomez festojnë pas fitores ndaj KazakistanitFotografi: picture alliance/dpa

Me një futboll të magjishëm kurorëzohet për sezonin 2011 ekipi i kombëtares gjermane duke mundur edhe nënkampionen e botës Hollanden në nëntor të këtij viti në stadiumin e Hamburgut me rezultatin 3:0. Këto rezultate tregojnë edhe një herë se përfaqësuesja e federatës së futbollit gjerman, do të jetë favoritja kryesore në Evropianin 2012 që do të zhvillohet ne Poloni dhe në Ukrahinë. Ja si shprehet mbrojtësi Mats Hummels:

"Në duelet me prestigjoze ne shkëlqyem me fitore. Pikërisht për këtë ne patëm dhe një bilanc të shkëlqyeshëm, arritëm atë që kishim parashikuar."

Kualifikim rekord për Kampionatin Evropian 2012

Një fitore historike u arrit në fund të eliminatoreve të Kampionatit Evropian më datën 11 tetor në qytetin Düsseldorf:

Në foto, Mesut Özil
Në foto, Mesut ÖzilFotografi: dapd

"Özil, mundësia për të gjuatur dhe gol… gool, Mesut Özil", thërret komentatori.
"10 ndeshje 10 fitore, më mirë s'ka ku të shkojë", kjo ishte deklarata që trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Lëv ia parashtroi vetes dhe medieve pas ndeshjes së fundit kualifikuese me Belgjikën ku djemtë e tij fituan 3:1. Sulmuesi i kombëtares André Schürrle tregon për çelësin e sukseseve të ekipit:

"Ne kemi aq shumë lojtarë kualitativë, sa që nga hiçi del goli", ose si golashënuesi më i mirë Mario Gomes ku solli avantazhin e 11 dhjetëshes gjermane në fillim të tetorit në Stamboll duke fituar kundër Turqisë me rezultatin 3:1.
"Na krahun tjeter të zonës është dhe Gomez. Ai mund te triblojë, por preferon të gjuaj, ai gjuan dhe...gool", komenton reporteri.

Ekipi gjerman u kualifikua para kohe që në shtator në Gelsenkirchen duke fituar kundër ekipit austriak me rezultatin 6:2.

Një tjetër ndeshje brilante ishte fitorja e ndeshjës së miqësores me Brazilin në Shtutgart me rezultatin 3:2. Edhe braziliani Giovane Elber, ish-lojtari i ekipit të Bayer München, ngeli i befasuar:

"Gjermania e kontrolloi komplet ndeshjen dhe kombinoi shkëlqyeshëm me pasa te shpejtë siç e kemi parë tek Barcelona. Unë besoj tani, se kush dëshiron të bëhët Kampion i Botës më 2014, duhet të mposhti ekipin gjerman".

Përzierje e suksesshme

Ekipi i kombëtares gjermane ka një përzierje mes lojtarëve stabël dhe lojtarëve të rinj. Ndërkohë që lojtarë si Philipp Lahm, Lukas Podolski, Bastian Schweinsteiger dhe Mario Gomez shpalosin eksperiencën e tyre nga njëra anë, janë nga ana tjetër edhe yjet e rinj që shkëlqejnë si Mesut Özil, Thomas Müller dhe Mario Götze.

Kombëtarja gjermane
Kombëtarja gjermaneFotografi: picture alliance/Pressefoto Ulmer

"Ja tani eshte Mario Götz. Ai ështe i lirë, gjuan dhe shënon. Ai vulos rezultatin, 2:0."

Ai ishte vetëm 19 vjeç , lojtar i Borussia Dortmund, që startoi që nga fillimi në ndeshjen kundër Brazilit. Trajneri i kombëtares Lëv flet vetëm me superlativa për të.

"Me plot siguri them se ai me lojën e tij është shumë, shumë përpara, si lojtar. Me perspektivë, shume teknik, gjëra që ai di ti bëj mirë."

51-vjeçari Lëv, i cili e rizgjati kontratën me Federatën e Futbollit Gjerman deri në vitin 2014, bëri shumë lëvizje dhe ndryshime. Ai seleksionoi lojtarët titullarë të vjetër si Michael Ballak. Ai tashmë nuk i jep garanci asnjë lojatari se do të jetë pjesë e palëvizshme nga Kombëtarja.
"Ne kemi në përbërjen tonë 20 deri 25 lojtarë shumë të mirë. Ne nuk mund të fokusohemi vetëm tek 11 lojtarë. Ka ikur koha kur njeriu shpresonte të fitonte me 11 lojtarë bazë."

I këtij mendimi është dhe golëshënuesi më i mirë i Botërorit 2010, i cili flet për të gjithë pozicionet e lojtarëve, Müller.

"Alternativa dhe konkurenca është e pranishme. Ne nuk duhet të shqetësohemi se lëndohet një lojtar. Dëshira për të luajtur ështe e madhe. Ne e dijmë, se kushdo që hyn në lojë, do japë maksimumin. Dhe kështu ke kënaqësi."

Rotacioni i mirë për të dyja palët

Trajnerit të kombëtares i pëlqen rotacioni, sidomos i një grupi kryesor të ekipit të Bayernit, të cilët luajnë stabil dhe janë në krye të tabelës.

"Unë mendoj tek perfitimi i të dy palëve. Lojtarët që luajnë mirë me Bayernin dhe fitojnë, luajnë me vetbesim në kombëtare dhe me këtë eksperiencë dhe krenari kthehen përsëri në ekipin ku ata luajnë. Unë mendoj se kjo gjë, ështe e mirë për të dyja palët", thotë Lëv.

Natyrisht, që nuk duhen fshehur dhe problemet në mbrojtje, të cilat dolën në pah në ndeshjen miqësore në nëntor, me ekipin mikpritës të Evropianit me Ukrahinën, ku ndeshja doli barazim 3:3.

Në foto, Joachim Löw
Në foto, Joachim LëvFotografi: picture alliance/dpa

"Është e vërtetë që euforia duhet paralajmëruar dhe dalluar në kohë. Ne për momentin jemi mirë, bile shumë mirë, por në një Kampionat, në një kohë të shkurtër, është forma e lojtarëve vendimtarë, në momentin e duhur", thekson më tej trajneri i kombëtares gjermane.

Dhe kjo ka qenë ndoshta dhe mangësia apo defekti i kombëtares gjermane që në momentet kyçe, të rëndësishme si në Kampionatin Botëror ashtu dhe në atë Evropian nuk ka mundur të fitojë kundër ekipit të Spanjës. Edhe pse për momentin ekipi spanjoll ka një rënie, trajneri Lëv e sheh këtë ekip si një nga favoritët kryesorë të turneut.

"Shumëkush mendon, që fitimi i Evropianit është nje dyluftim midis Gjermanisë dhe Spanjës. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse edhe ekipet e tjera janë në gjendje ta fitojnë këtë Evropian", mendon Lëv.

Talenti i veçantë i Mesut Özil mendon se pas 15 vjetësh ka ardhur koha për të dalë fitues. Strategu i mesfushës shikon si fitues vetëm një ekip -atë të Gjermanisë:

"… ekip me lojtarë të rinj, të etur për fitore: unë kam natyrisht shumë besim se do ta fitojmë titullin. Mendoj se dhe koha ka ardhur për këtë gjë".

Autorë: Arnulf Boettcher / Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Esat Ahmeti