1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komandanti i KFOR-it nuk beson që ndonjë vend fqinj të jetë gati të zgjidhë problemet me armë

Bekim Shehu21 Shtator 2007

Qytetarët e Kosovës mbështesin paqen si rrugën e vetme për të ardhmen e tyre, thotë Komandanti i forcave paqerujatëse, gjenerali francez Xavie Bout de Marnak.

https://p.dw.com/p/BiD6
Ushtar gjerman i KFOR-it
Ushtar gjerman i KFOR-itFotografi: AP

Komandanti i forcave paqeruajtëse, gjenerali francez Xavie Bout de Marnak, tha se gjendja e sigurisë në Kosovës tash për tash paraqitet e qetë dhe KFOR-i, nuk ka shenja të përkeqësimit të saj në muajt e ardhshëm. Ai tha se Kosova ndodhet në një fazë kritike në këtë periudhë të zgjidhjes së statusit, mirëpo qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar se mbështesin paqen si rrugën e vetme për të ardhmen e tyre. Këto komente, komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali
Xavie Bout de Marnak, i bëri në një konferencë për media të parën që nga ardhja e tij në krye të forcave paqerujatëse në Kosovë. Ai zëvëndësoi gjeneralin gjerman, Roland Kather.

Ura e Mitrovicës
Ura e MitrovicësFotografi: DW/Sand

"Njerëzit e Kosovës, meritojnë paqe dhe përkushtim dhe dëshiroj të siguroj të gjithë, se trupat e KFOR-it do të jenë të përkushtuara për paqe dhe stabilitet në Kosovë," tha gjenerali Xavie Bout de Marnak. Gjenerali francez tha se KFOR-i nuk është i shqetësuar nga deklaratatet e atoriteteve të larta të Beogradit, të cilat kërcënojnë më luftë në rast se Kosova shpall njëanshëm pavarësinë.

"Unë nuk mendoj se ndonjë nga vendet fqinjë përreth Kosovës është gati dhe pret që të zgjidh problemet me armë apo aksione ushtarake. Ju e dini se në Kosovë ka forca të KFOR-it nga shumë vende, ato janë të përgatitura për çdo gjë dhe në këtë kuadër unë mund të them, se zgjidhja e problemeve me mjete ushtarake nuk është rrugë e duhur, tha gjenerali
Xavie Bout de Marnak. Gjenerali tha se kufijtë e Kosovës janë të mbrojtur mirë.

KFOR-i, vazhdimisht kontribuon në gjendjen e sigurisë gjithandej Kosovës përfshirë edhe pjesën veriore të saj. Këtë nuk e bëjmë vetëm, por së bashku me policinë ndërkombëtare dhe policinë e Kosovës. Unë kam vizituar disa herë pjesën veriore, do ta vizitoj sërish dhe unë nuk pres që në veri të Kosovës të ketë ndonjë problem, tha komandanti i KFOR-it, gjenerali Xavie Bout de Marnak. Forcat paqeruajtëse sipas tij, nuk kanë ndërmend të rrisin praninë e tyre në Kosovë për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi. Këto trupa sipas gjeneralit francez, janë të pranishme gjithandej Kosovës, patrullojnë ditë e natë dhe në këtë linjë ai nuk sheh ndonjë nevojë për shtimin e trupave të KFOR-it.