Kineastët shqiptarë në "Talent Campus" të Berlinales & Interesimi i të rinjve shqiptarë për të studiuar në Gjermani
19 Shkurt 20101. Në festivalin e sivjetëm të filmit në Berlin, sërish mungonin kineastët shqiptarë në programet kryesore. Kjo gjë shpresojmë të ndryshojë vitet e ardhshme, sepse të paktën që prej disa vjetësh, talentet e kinematografisë nga Kosova dhe Shqipëria marrin pjesë rregullisht në programin shoqërues të Berlinales, "Talent Campus". Anila Shuka bisedoi me njërin nga pjesëmarrësit e këtij viti, Visar Krushën.
2. Vitet e fundit është vënë re një rritje e interesimit të të rinjve në Shqipëri për të kryer studime universitare e pasuniversitare në Gjermani. Për t’iu dhënë të gjithë të interesuarve të dhëna të plota mbi mënyrën e kërkimit dhe të procedurave të regjistrimit në to, u zhvillua ditën e premte dhe një aktivitet familjarizues i konceptuar si panairi i informacionit mbi studimin, hulumtimin dhe bursat në Gjermani. Përfaqësues nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman, DAAD, nga Deutschzentrum-Tirana dhe nga ambasada gjermane në Shqipëri ishin në dispozicion të të gjithë të rinjëve e prindërve të tyre që kërkonin të dinin më shumë për ofertat studimore. Korrespondenti ynë në Tiranë ishte në ambjentet e panairit dhe përgatiti këtë reportazh.