1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kievi shlyen një pjesë të borxheve për gazin

Naomi Conrad / exh1 Qershor 2014

Ukraina ka shlyer një pjesë të faturave të hapura për furnizimet me gaz nga Rusia. Të hënën e ardhshme negocitata për borxhet e pashlyera do të vazhdojnë në Bruksel.

https://p.dw.com/p/1C9no
Fotografi: Andrey Sinitsin/AFP/Getty Images

Në konfliktin për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës, pak para ndalimit të furnizmit, me të cilin kishte kërcënuar Moska, u arrit një marrëveshje e parë: pasditen e së premtes (30.5.) pala ukrainase i kishte bërë të ditur delegacionit të tij se ka transferuar shumën prej 786 milionë dollarësh në një llogari të koncernit rus të energjisë, deklaroi para shtypit në Berlin të premten në mbrëmje ministri rus i Energjisë, Alexander Novak. Atje u takuan partnerët rusë dhe ukrainas në negociata me Komisionierin e BE-së për energjinë Günther Oettinger, për të arritur një marrëveshje në konfliktin për furnizimin me gaz nga Rusia. Në të vërtetë një marrëveshje nuk u arrit, por hapat e parë për një zgjidhje, tha Oettinger-i. Sapo të ketë një konfirmim zyrtar se pagesa e pjesshme ka mbërritur, negociatat do të vazhdojnë, u shpreh me optimizëm Novak. Edhe homologu i tij ukrainas Juri Prodan u shpreh optimist se negociatat do të mund të vazhdojnë që të hënën pasdite (2.6.).

Ministri rus i energjisë Alexander Nowak
Ministri rus i energjisë Alexander NowakFotografi: Janek Skarzynski/AFP/Getty Images

Kohë nuk ka më shumë: Rusia pas aneksimit të Krimesë anuloi uljet e çmimit të gazit për Ukrainën. Më pas Kievi kishte ndërprerë pagesat. Sipas të dhënave të palës ruse, borxhet e Ukrainës tashmë kapin shifrën e 5,2 miliardë dollarëve (rreth 3,8 miliardë euro). Nëse Ukraina nuk do të shlyejë borxhet, Moska kërcënon me reduktimin ose ndërprerjen e plotë të furnizmit me gaz nga e marta e ardhshme (3.6.). Me transfertën e fundit Kievi shlyen një faturë të muajve shkurt dhe mars, tha partneri në negociata. Oettinger foli për "përparime të rëndësishmë", të cilat mundësojnë vazhdimin e negociatave. Arritja e një zgjidhjeje nuk duket "pa perspektivë".

Komisioneri Oettinger: "Përparime të rëndësishme në negociata"
Komisioneri Oettinger: "Përparime të rëndësishme në negociata"Fotografi: picture-alliance/dpa

"Marrëdhënie të shkatërruara"

I polemizuar mbetet edhe më tej furnizimi me gaz në prill dhe maj. Për këtë periudhë kohore Rusia kërkon 458 dollarë për 1000 metër kub gaz. Kryeministri kalimtar Arseni Jazenjuk në një takim të kabinetit të premten në Kiev theksoi se Ukraina nuk do ta pranojë "kurrë" këtë çmim.

Pala ukrainase propozoi që të premten negociata për çmimin e gazit për muajt e kontestuar dhe për livrimet e ardhshme, deklaroi Proda. Por ato u refuzuan nga pala ruse. Delegacioni ukrainas nuk ka paraqitur asnjë dokumentation që pagesa është kryer vërtet, deklaroi ministri rus Novak sjelljen ruse. Nëse paratë janë transferuar vërtet do të "shihet të hënën". Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërkohë në gjendje aq të keqe sa për bisedime të mëtejshme konstruktive nevojiten hapa që të krijojnë një bazë të përbashkët besimi. "Me hyrjen e parave do të vazhdojmë negociatat". Në këtë kuadër duhet të përcaktohen livrimet e ardhshme dhe afatet për shlyerjen e borxheve të mbetura.

Shqetësim i madh në BE

Deri tani pala ukrainas ngul këmbë që të paguajë faturat e hapura vetëm pas një marrëveshjeje për çmimin e gazit në prill dhe maj. Ndërsa Rusia deri tani ka kërkuar që të hyjë në negociata vetëm pasi të jenë shlyer të gjitha borxhet.

Konflikti për furnizimin e gazit po ndiqet me shqetësim gjithnjë e më të madh në BE: Ukraina është një vend i rëndësishëm tranziti për Evropën, Gjermaninë, vendet e Ballkanit apo edhe Italinë, të cilat janë të varura nga fluksi i gazit përmes Ukrainës. Nëse do të ketë ndalim të furnizimit me gaz, kërcënojnë ngushtica edhe në shtetet e BE-së. Oettinger-i theksoi se gjatë muajve të ardhshëm depozitat e gazit në Ukrainë duhet të jenë të mbushura. Pasi rezervat në shumë vende evropiane pa furnizimet nga Ukraina nuk mjaftojnë për dimrin e ardhshëm.